Ekskluzive | Zjarri në deponinë e mbeturinave në Pejë dyshohet se u

0%

Zjarri që përfshiu deponinë e mbeturinave në fshatin Sferkë të Pejës javën e kaluar tashmë po hetohet si vepër penale, pasi ekspertiza ka ngritur dyshime se bëhet fjalë për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm, raporton Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se ngjarja kishte ndodhur më 14 korrik, rreth orës , kur ishte raportuar për një zjarr të përmasave të mëdha në deponinë e mbeturinave në fshatin Sferkë.

Në vendin e ngjarjes kishin intervenuar njësitë e zjarrfikësve, patrullat policore, hetuesit e Stacionit Policor në Pejë, si dhe eksperti i zjarreve, i cili kishte nisur ekzaminimin e rrethanave të incidentit. Sinjali mëson se më 21 korrik është pranuar raporti i ekspertit të zjarreve, i cili i është dorëzuar Prokurorit kompetent.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Pas shqyrtimit të raportit, Prokurori ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”. Autorët ende nuk janë identifikuar, ndërsa hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rastit. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com