Konstituimi i legjislaturës së re përtej 7 gushtit, pa pasoja për

0%

Nga: Rrezon Gashi Shpërndaje në: Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka thënë se në fund të kësaj jave do ta caktojë datën e seancës së konstituimit të kuvendit, e cila tha se do mbahet në gusht, pra në limitet e kohës së përcaktuar me Kushtetutë.

Por sipas profesorit të së drejtës, Flamur Hyseni, tejkalimi i afatit përbën shkelje të një detyrimi kushtetues, mirëpo pa pasoja juridike për institucionin apo mandatin e deputetëve.

Haxhiu, e cila si kryeparlamentare ka edhe përgjegjësinë që bashkë me përbërjen e kryesisë së legjislaturës së shkuar ta përgatisë seancën konstituive, ka thënë se arsyeja e caktimin të datës thuajse në fund të afatit kushtetues është për shkak se me konstituim të kuvendit nis edhe rrjedhja e afatit 60-ditor për zgjedhjen e presidentit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Kam vlerësuar që është e rëndësishme që t’u japim hapësirën dhe kohën e nevojshme partive politike, në mënyrë që të arrijnë deri te një marrëveshje për ta zgjedhur presidentin ose për ta tejkaluar situatën që e kemi për momentin.

Prandaj, ajo do të mbahet në javën e parë të muajit gusht edhe të premten besoj do ta bëj njoftimin se kur saktësisht do të mbahet kjo seancë”, ka thënë të mërkurën Haxhiu. Deri më 7 gusht, deputetët e rinj kanë kohë për ta konstituuar legjislaturën e njëmbëdhjetë të Kuvendit.

E para kësaj date, zyrtarë të Lidhjes Demokratike kanë thënë se do ta mbajnë Kuvendin e jashtëzakonshëm të partisë, ku do të votohet për shkarkimin ose jo të kryetarit Lumir Abdixhiku, i cili paralelisht iniciativës kundër tij, shprehu gatishmëri për marrëveshje me Lëvizjen Vetëvendosje, për konstituimin e institucioneve të dala nga zgjedhjet e parakohshme të qershorit.

Edhe Arbëri 5 muaj më parë Haxhiu kryeparlamentare, Kurti kryeministër Afati i 7 gushtit për konstituimin e Kuvendit buron nga aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, i publikuar më 25 qershor të 2025-s, kur pati ngërç në Kuvend.

Neni 66 i Kushtetutës përcakton që “Kuvendi i Kosovës zgjidhet me mandat katërvjeçar, duke filluar nga dita e seancës konstituive, që mbahet brenda tridhjetë (30) ditësh nga shpallja zyrtare e rezultateve të zgjedhjeve”.

Ndërkaq, bazuar në interpretimin e bërë nga Kushtetuesja, termi “mbajtja” e seancës konstituive nënkupton që ajo të përmbyllet brenda 30 ditësh pas certifikimit të rezultatit. E rezultati i zgjedhjeve të 7 qershorit është bërë më 8 korrik.

“Gjykata duke iu rikthyer përcaktimeve në paragrafin 1 të nenit 66 të Kushtetutës thekson se vetë struktura e kësaj dispozite kushtetuese nënkupton se mbajtja e seancës konstituive brenda afatit tridhjetë (30) ditor, nuk është mundësi formale apo orientuese, por detyrim kushtetues që lidhet ngushtë me fillimin e mandatit të legjislaturës së re”, thuhet në aktgjykim.

“Kërkesa nga paragrafi 1 i nenit 66 të Kushtetutës, që Kuvendi të mbajë Seancën Konstituive brenda tridhjetë (30) ditësh nuk do të thotë vetëm që deputetët e zgjedhur duhet të mblidhen fizikisht në sallë.

Kuptimi i kësaj norme duhet të jetë substancial dhe funksional, duke nënkuptuar që brenda këtij afati duhet të realizohen të gjitha veprimet kushtetuese që rezultojnë në konstituimin e Kuvendit. Këto përfshijnë: (i) verifikimin e mandateve të deputetëve të zgjedhur, (ii) dhënien e betimit nga ana e tyre (iii) zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe (iv) zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit.

Thënë këtë, Gjykata rithekson që pa përfundimin me sukses të këtyre veprimeve kushtetuese, Kuvendi nuk mund të konsiderohet juridikisht i konstituuar dhe, rrjedhimisht, nuk mund të ushtrojë asnjë nga funksionet që Kushtetuta i ka caktuar”.

E, sipas profesorit të së drejtës në Universitetin e Prishtinës, Falmur Hyseni, edhe në një skenar kur kryetari i kuvendit dhe pesë nënkryetarët zgjidhen pas 7 gushtit, kjo nuk do ta bënte zgjedhjen e tyre antikushtetuese. “Prandaj, nëse zgjedhja e Kryesisë së Kuvendit bëhet pas kalimit të afatit 30-ditor, nuk mendoj se vetëm kalimi i afatit e bën atë automatikisht antikushtetuese.

Përkundrazi, nga pikëpamja kushtetuese, funksionalizimi i Kuvendit mbetet zgjidhja që u shërben zbatimit të Kushtetutës dhe rivendosjes së funksionimit normal të institucioneve”, ka thënë Hyseni. Ai ka theksuar se Kushtetuta nuk parasheh asnjë pasojë juridike automatike në rast të mosrespektimit të këtij afati.

Sipas tij, Kushtetuta nuk përcakton se Kuvendi shpërndahet, se mandati i deputetëve përfundon, apo se duhet të mbahen zgjedhje të reja. “Në të drejtën kushtetuese, pasojat juridike nuk mund të prezumohen; ato duhet të jenë të parashikuara shprehimisht në Kushtetutë. Kjo nuk e bën afatin të parëndësishëm.

Përkundrazi, mosrespektimi i tij përbën shkelje të një detyrimi kushtetues dhe cenon funksionimin normal të institucioneve. Mirëpo, mungesa e një sanksioni kushtetues do të thotë se asnjë organ nuk mund të krijojë pasoja juridike që vetë Kushtetuta nuk i ka përcaktuar”, ka thënë Hyseni.

Edhe Arbëri 6 muaj më parë Viti që i numërohen pasojat Rezultatet e zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025 u patën certifikuar më 27 mars, seanca për konstituim nisi më 15 prill – e kryetari dhe katër nënkryetarë u zgjodhën tek më 26 gusht – 152 ditë nga certifikimi.

Por, gjatë kësaj periudhe Kushtetuesja kishte shpallur dy aktgjykime ku pjesën më të madhe të seancave e kishte shpallur të pavlefshme dhe sipas Kushtetueses afati 30- ditor nuk ishte tejkaluar.

Burimi: Koha