A.S ka dalë para Gjykatës së Apelit për të kundërshtuar dënimin prej 22 vjet burg nga shkalla e parë, nën akuzat se në bashkëkryerje me djalin e tij të mitur kanë vrarë V.B. në supermarketin “Interex” në Podujevë më . Salla e cila ishte e mbushur plot me familjarë të akuzuarit dhe palës së dëmtuar, ju kumtua njoftimi se seanca e datës nuk do të mbahej.
Sipas kolegjit të gjyqtarëve në përbërje prej Skender Çoçajt, Valbona Musliu – Selimit dhe Arben Hotit, thanë se palën e dëmtuar e përfaqëson avokati Nasuf Hasani.
Për të njëjtin, avokatin Nasuf Hasani, thanë se kanë pranuar njoftim nga avokati i të akuzuarit, Besnik Berisha, në lidhje me heqjen e licencës nga Oda e Avokatëve dhe vendimin e Gjykatës Administrative, e cila ja kishte lënë në fuqi licencën.
“Ne nuk kemi të drejtë si kolegj me shqyrtu këtë rast nëse mundeni apo s’mundeni, a ju ka marrë licenca apo s’ju ka marrë, si është marrë ajo nuk na takon neve, e kemi diskutu edhe si kolegj…, na jena përgatit që këtë seancë me mbajtë edhe me përfundu mirëpo në këtë rrethana, për ne është e paqaartë kjo çështje dhe si kolegj kemi vendos këtë seancë mos me e mbajtë sot, me e shty deri sa edhe ne si kolegj me vendos rreth kësaj çështje”- tha gjyqtari Skender Çoçaj.
Kurse avokati Nasuf Hasani tha se i ka marrë dy vendime të Gjykatës Administrative, të cilat janë në fuqi me masë të sigurisë dhe sipas tij në bazë të këtyre vendimeve nuk ka arsye me u shty kjo seancë. Kështu, kolegji i gjyqtarëve tha se duhet të trajtohet kjo dilemë me kryetarin e gjykatës dhe pastaj do të vazhdohet me mbajtjen e seancës në Gjykatë të Apelit.
Në këto rrethana nuk u mbajt seanca për shqyrtimin e ankesës ndaj aktgjykimit të Gjykatës Themelore ndaj të akuzuarit. Gjykata e Prishtinës më e kishte dënuar me 22 vjet burg A. S., i akuzuar se në bashkëkryerje me djalin e tij të mitur kanë vrarë V. B. në supermarketin “Interex” në Podujevë në vitin 2023.
Kjo çështje penale ishte gjykuar nga gjyqtarët Fatime Dërmaku (kryetare) Gent Beka dhe Sulltane Hoti (anëtarë). Më , KALLXO.com ka raportuar se për këtë rast do të gjykohet edhe i mituri që përmendet në aktakuzë. Siç ka mësuar KALLXO.com, gjykimi për të miturin do të bëhet në shtetin e Holandës.
Arsyeja pas kësaj del të jetë se i mituri është shtetas holandez, andaj dhe organeve të Kosovës i është refuzuar kërkesa që të ekstradohet i mituri.
“Lidhur me pyetjen tuaj, ju njoftojmë se ndaj të pandehurit, prokurori i shtetit ka nxjerrë aktvendim për fillimin e hetimeve për veprat penale “Vrasje e rëndë” sipas nenit 173 te KPRK-së, dhe “Vrasje në tentativë” sipas nenit 173 lidhur me nenin 28 te KPRK-së, me datë .
Ne vitin 2025, lënda ndaj të pandehurit është transferuar tek autoritet holandeze, duke qenë se i njëjti është shtetas holandez. Si rrjedhojë procedura hetimore do të zhvillohet dhe gjykohet nga organet kompetente të shtetit holandez”- thuhet në përgjigjen e Prokurorisë së Prishtinës.
Tutje Prokuroria i ka konfirmuar KALLXO.com se në vitin 2025 lënda i është transferuar shtetit të Holandës pasi kjo e fundit kishte refuzuar që ta ekstradoj të miturin para organeve të drejtësisë në Kosovë. “I njëjti ka qenë në arrati.
Me datë , Prokurori i shtetit ka parashtruar kërkesë për ekstradimin e të miturit, mirëpo kjo kërkesë është refuzuar nga autoritet përkatëse” – thuhet në përgjigjen e Prokurorisë së Prishtinës. Çfarë thotë dosja e Prokurorisë? Sipas dosjes së Prokurorisë, i akuzuari A.S. me qëllim të hakmarrjes e për shkak të një konflikti që kishte pasur më herët gjatë vitit 2022 me tani të ndjerin V.
B. dhe Sh. R., i pandehuri ka porositur djalin e tij të mitur që ta privojë nga jeta tani të ndjerin V. B., dhe duke rrezikuar edhe jetën e personave të tjerë. Sipas Prokurorisë, më , rreth orës , i pandehuri A. S. me djalin e tij të mitur shkojnë në kafiterinë e marketit ‘Interex’ në Podujevë nga ku vëzhgojnë rrugën “Zahir Pajaziti”. Rreth orës , vërejnë tani të ndjerin V.
B. se hyn në marketin “Interex’” së bashku me bashkëshorten e tij, tani të dëmtuarën L. S., dhe fëmijën e tyre 4-vjeçar. Në aktakuzë thuhet se A.S. me të miturin dalin nga restoranti i marketit, duke zbritur shkallëve. A.S. e orienton të miturin në drejtim të të ndjerit V. B., i cili vihet në ndjekje të tij. Ndërkaq, A. S. vazhdon për të dalë nga objekti.
Në momentin kur tani i ndjeri V.B., së bashku me bashkëshorten e tij, të dëmtuarën L. S. dhe fëmijën e tij, arrijnë te sektori i produkteve të qumështit i mituri i afrohet nga mbrapa, nga afërsia fillimisht shtie dy herë në drejtim të V. B. (e qëllon në shpinë dhe në qafë). Sipas dosjes, njëra nga predhat e tejshkon trupin e tani të ndjerit V.
B. dhe e qëllon edhe të dëmtuarën, bashkëshorten e tij, L. S. Tutje, në aktakuzë thuhet se L.S., kishte filluar të ikte në momentin kur kishte dëgjuar krismën. I mituri kishte nxjerrë nga çanta pistoletën tjetër, me të cilën qëllon edhe 4 herë në kokë tani të ndjerin V. B. Ky i fundit, tanimë ishte i shtrirë në tokë. Si pasojë e këtyre të shtënave nga arma e zjarrit V.
B. vdes në vendin e ngjarjes, kurse e dëmtuara L. S. dërgohet në QKUK për shkak të plagëve të rënda që pëson. Gjithnjë sipas aktakuzës, menjëherë pas të shtënave, i mituri me shpejtësi del nga marketi “Interex” dhe largohet në këmbë në drejtim të panjohur.
I pandehuri A.S. afrohet te vetura e tipit “Mercedes E 200”, të cilën e kishte parkuar përballë “Interex”-it dhe shkon në shtëpinë e vet, që gjendet në fshatin Gllamnik të Podujevës, ku edhe është arrestuar nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës.
Gjatë bastisjes, në shtëpinë e tij janë gjetur e sekuestruar: një pistoletë dhe një pushkë gjuetie me dylbi me leje për mbajtje me 62 fishekë të pistoletës si dhe 20 fishekë të pushkës së gjuetisë e dy antiplumba. Me këtë i pandehuri A. S. akuzohet se në bashkëkryerje me të miturin ka kryer veprën penale – vrasje e rëndë.
