“Prizren Festi” i guximit dhe i lirisë zhduk kufijtë truporë në hapje

0%

Nga: Shaban Maxharraj Shpërndaje në: “Borderless Body” nga Sllovenia ka qenë shfaqja e cila e ka hapur edicionin e pestë të festivalit ndërkombëtar të teatrit në ambiente të hapura, “Prizren Fest” me rrëfimin që zhduk kufijtë midis identitetit njerëzor në epokën e Inteligjencës Artificiale, robotikës dhe transformimit biologjik. “Prizren Fest”, midis të tjerash, synon inovacionin.

Dhe kjo performancë në një festival teatri e ka edhe këtë dimension. Në fjalimet e hapjes, është theksuar triptiku i thënieve që e udhëheqin këtë festival. Ato se arti është guxim, kërkim dhe liri Janë trupa njerëzorë që nganjëherë duken edhe si robotë. Pushtojnë skenën dhe bashkë me ta shfaqet edhe një kod që mund të skanohet me telefon të mençur.

Performanca lëviz kufijtë midis trupit njerëzor dhe teknologjisë. Herë i zbeh e herë i forcon ata. Hyn te shfaqjet që janë teatër i vallëzimit, por edhe teksti – shpesh më shumë si këngë – ia rrit dimensionin shfaqjes “Borderless Body” nga “MN Dance Company” e Sllovenisë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Vallëzimi bashkëkohor ka hapur edicionin e pestë të festivalit ndërkombëtar të teatrit në ambiente të hapura, “Prizren Fest”, në Prizren. Shkaku i kushteve atmosferike, performanca hapëse është dhënë në ambientet e Teatrit të Qytetit “Bekim Fehmiu”. Shfaqja që është diçka midis baletit dhe teatrit ngacmon publikun në raport me teknologjinë.

Ndërlidhjen midis teknologjisë dhe trupave njerëzorë e nxjerr në dimensione të ndryshme. Vallëzimi si gjuhë e trupit i jep shumë peshë ndjesisë njerëzore, gjë që teknologjia s’e ka kapur ende. Por, në anën tjetër, edhe teknologjia paraqitet si diçka tashmë zor e ndashme me njeriun. “Prizren Fest”, midis të tjerash, synon inovacionin.

Dhe kjo performancë në një festival teatri e ka edhe këtë dimension. Drejtori artistik i festivalit, aktori Adrian Morina, në fjalën e tij në hapje të ngjarjes të martën mbrëma ka thënë se e reja lind aty ku përfundon rehatia. “Tri thënie që na udhëheqin në këtë edicion janë më shumë se fjalë, janë një busull në këtë rrugëtim tonin artistik të këtyre pesë vjetëve.

Ato na kujtojnë se arti është guxim, arti është kërkim dhe arti është liri. E, ashtu si moti që na ndryshon çdo ditë dhe na ndryshon edhe ne, edhe ne në udhëtimin tonë artistik po mësojmë çdo ditë”, ka thënë ai. Sipas Morinës, arti gjithnjë gjen një rrugë.

Edhe Kulturë 11 muaj më parë “Prizren Festi” lë jehonën se arti s’është neutral përballë padrejtësisë Shfaqja “Borderless Body” është një reflektim poetik mbi evolucionin, teknologjinë dhe kuptimin e të qenit njeri në një botë që ndryshon vazhdimisht” “Në këtë skenë sonte brenda, nesër mes ujit e pasnesërmes ajrit e ditës, çdo shfaqje e jona tregon se arti nuk mund të mbyllet, jeton e mbijeton, siç ka jetuar këto tre mijë vjet”, ka thënë ai.

E pranishme në ceremoni në cilësinë e ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka thënë se Prizreni ka disa veçori. Është ndalur te përshkrimi që i ka bërë këtij qyteti albanologia Edith Durham dhe te disa karakteristika të qytetit. “Prizrenit nuk i duhen shumë skenografi; i mjaftojnë Lumbardhi, Ura e Gurit, Shadërvani dhe shtëpitë e vjetra ku ende lexohet historia e tij.

Sonte, mbi këtë peizazh po ndërtohet edhe një skenë tjetër dhe për disa ditë i gjithë qyteti bëhet teatër”, ka thënë ajo. Sipas Haxhiut, festivali është një vlerë e shtuar që mbahet në vendin e duhur. Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, këtë ngjarje e ka parë si derivat të vullnetit të përbashkët.

“Është një rikonfirmim se aty ku ka shpirt artistik, ku ka angazhim, ku ka lidership e ku ka edhe përkrahje nga institucionet, qoftë lokale apo institucione të tjera, arti gjithmonë del në shesh dhe gjithmonë e jep kontributin e vet”, ka thënë ai. Ambasadori i Sllovenisë në Kosovë, Borut Blaj, ka folur për marrëdhëniet e shtetit slloven me shtetin më të ri në Evropë.

“Ne nuk jemi larg as gjeografikisht, por ngjarjet kulturore i afrojnë njerëzit edhe më shumë. Ka shumë studentë nga Kosova në Slloveni, e po ashtu njerëz që jetojnë e punojnë atje. Si ambasador, jam përkrahës i ngjarjeve që bashkojnë njerëzit”, ka thënë ai.

Përderisa, sipas shpjegimit të ekipit, përmbajtja “Borderless Body” është një performancë e vallëzimit bashkëkohor që eksploron marrëdhënien gjithnjë e më komplekse ndërmjet trupit njerëzor dhe teknologjisë, në skenë shfaqja sikur ka shkuar më tej. Midis trupave njerëzorë është futur edhe një robot. Qe në gjendje që të vallëzojë e të ecë thuajse si njeri.

Është ironizuar me “Alexa”-n, që para disa vjetësh doli si një asistent virtual me zë, i krijuar nga kompania “Amazon”. Kësaj pajisjeje i bëheshin pyetje dhe ofronte përgjigje. Ekzistonte mundësia që të ushtronte kontroll edhe te pajisjet elektro-shtëpiake. Në këtë rast, në shfaqje roboti ngjan me një trup njerëzor që e asiston në vallëzim njeriun dhe e mundon atë.

Ceremonia e hapjes së edicionit të pestë të “Prizren Festit” Për ekipin, vepra ngre pyetje mbi identitetin njerëzor në epokën e Inteligjencës Artificiale, robotikës dhe transformimit biologjik.

“Përmes lëvizjes ekspresive, muzikës origjinale, elementeve digjitale dhe një estetike të fuqishme vizuale, shfaqja sfidon kufijtë fizikë dhe emocionalë të trupit. ‘Borderless Body’ është një reflektim poetik mbi evolucionin, teknologjinë dhe kuptimin e të qenit njeri në një botë që ndryshon vazhdimisht”, shkruhet në sqarimet që jepen për shfaqjen.

Edhe Kulturë 9 o. më parë Akademik Emin Riza – guri peshërëndë i studimit të trashëgimisë kulturore Duket se ajo s’lë hapësirë pa ngritur pyetje në marrëdhënien midis njeriut dhe teknologjisë. Bashkëregjisorët dhe bashkëkoreografët Michal Rynia dhe Nastja Bremec-Rynia kanë sqaruar se, kur ishte konceptuar performanca, ende s’përdorej Inteligjenca Artificiale.

“Tash shfaqja është edhe më aktuale. Hulumtojmë ndërlidhjen midis trupave dhe teknologjisë në këtë lloj ndërlidhjeje. Performanca s’është shumë e thjeshtë, ka një mesazh më të thellë. Shtrohen pyetje për secilin personalisht se si po ndikon teknologjia tek ai ose ajo”, ka thënë bashkëregjisori Michal Rynia.

Sipas tij, asnjëherë s’e kanë për qëllim që idetë e tyre si krijues t’ia imponojnë publikut. “Por, nëpërmjet artit, ne duam të bëjmë pyetje dhe t’i bëjmë njerëzit të mendojnë. E rëndësishme është se teknologjia s’ka ndjesi sikurse trupat njerëzorë”, ka thënë ai.

Kolegia e tij, bashkëkrijuese e performancës, Nastja Bremec-Rynia, ka thënë se bëhet fjalë për një shfaqje që u thotë njerëzve të jenë më të kujdesshëm në raport me teknologjinë dhe krejt mediat sociale. “Dhe këtë jemi munduar ta bëjmë nëpërmjet një mënyre sa më të natyrshme të krijimit të kësaj performance”, ka thënë ajo.

Pas kësaj eksperience, publiku i festivalit të martën mbrëma ka pasur mundësinë për ta parë shfaqjen “Darkness Picnic” nga Italia në Amfiteatrin dhe Parkun e Universitetit Publik “Ukshin Hoti”, ndërsa pas saj, shfaqjen franceze “Souvenirs” në “Teatrin mbi lum”.

Më 23 korrik, “Shadërvani” do të shndërrohet në skenë për shfaqjen “Mission Roosevelt” nga Franca, ndërsa në Teatrin e Hapur tek Autostrada Biennale do të ngjitet “Lysistrata” nga Turqia, një produksion i rekomanduar për publikun mbi moshën 16 vjeç.

Programi i 24 korrikut sjell shfaqjen “Babai” nga Maqedonia e Veriut në Teatrin e Qytetit “Bekim Fehmiu”, ndërsa më vonë ansambli vokal “Zanat Vocal Ensemble” nga Kosova, i shoqëruar në piano nga Pranvera Hoxha, do të performojë në hapësirën e Lidhjes së Prizrenit.

Më 25 korrik, festivali vazhdon me shfaqjen “A Scream in the Dark” nga Brazili, e cila do të luhet në ambientet e Burgut të Qytetit të Prizrenit, duke dëshmuar qasjen kreative të festivalit në përdorimin e hapësirave të ndryshme. Po atë mbrëmje, në Teatrin e Qytetit “Bekim Fehmiu”, do të prezantohet shfaqja vendore “Pylli”.

Edhe Kulturë 9 o. më parë Beqir Beqiri përkujtohet si punëtori në heshtje që la gjurmën e tij në Teatër Më 26 korrik, publiku do të ketë mundësi të zgjedhë ndërmjet tri ngjarjeve artistike.

Shfaqja “Mall /Longing”, një bashkëprodhim Francë-Shqipëri, do të prezantohet në katedralen “Zoja Ndihmëtare”, ndërsa programi i komedisë stand-up nga Kosova do të mbahet në ambientet e një qendre tregtare. Po atë mbrëmje, në Lidhjen e Prizrenit do të luhet shfaqja “Última Planta” nga Spanja, e rekomanduar për publikun mbi moshën 16 vjeç.

Edicioni i sivjetmë do të mbyllet më 27 korrik me performancën “The Body Symphonic”, një bashkëprodhim artistik ndërmjet Kanadasë dhe Holandës, e cila do të prezantohet pranë xhamisë “Sinan Pasha”.

Burimi: Koha