Protestat paqësore e patriotike kanë ushtrinë më të madhe në histori

0%

Prej 54 ditësh rinia, qytetaria dhe kombi shqiptar protestojnë.Këto protesta kanë hyrë në histori si LËVIZJE PËR TRIUMFIN E KOMBIT, TË DEMOKRACISË DHE PATRIOTIZMIT, sepse e gjithë rinia dhe shqiptarët në Shqipëri, në Kosovë, Maqedoni, Çamëri e kudo edhe në diaporë po lëvizin si komb, pra janë protesta gjithkombëtare.

Nuk ka forcë që i ndalon deri në realizimin e misionit historik: atë të Triumfit të Kombit mbi padrejtësinë, korrupsionin , tradhëtinë, hajdutërinë dhe në mbrojtje të dinjitetit njerëzor e kombëtar.

Prej ditësh në Tiranë po zhvillohen protestat më të gjata , më të mëdha dhe gjithëshqiptare që të kujtojnë Besëlidhjen e Madhe të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.Këto protesta kanë si kauzë , kauzën e madhe të së vërtetës, të humanizmit e solidaritetit, kauzën historike, patriotike dhe atë morale e të dinjitetit kombëtar.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Përditë e më shumë pjesmarrja dhe mbështetja gjithshqiptare për këto protesta kombëtare vetëm sa rriten e shtohen.Asnjëherë më parë në historinë shqiptare nuk është parë ky mobilizim e vetëorganizim qytetar patriotic, demokratik e paqësor, i kësaj ndjesie shpirtërore kombëtare për interesin gjithkombëtar; një Lëvizje kaq të madhe ku rinia dhe qytetaria gjithshqiptare po lëvizin si komb.

Këto protesta po bëjnë zgjimin e madh kombëtar,pasi në ato protesta marrin pjesë dhe janë angazhuar të gjithë shqiptarët me gjak të pastër shqiptari si një trupë e vetme dhe e shëndetshme kombëtare nga të gjitha qytetet, krahinat dhe nga diaspora shqiptare.

Në Shqipëri regjimi kriminal e antikombëtar i korrupsionit dhe i tradhëtisë kishte helmuar, paralizuar dhe vënë në gjumë letargjik shoqërinë shqiptare, aq sa ishte krijuar psikoza se korrupsioni, krimi dhe tradhëtia publike nga politika ishin bërë sunduese dhe të pasfidueshme.

ZËRI I PROTESTËS QË PO OSHËTIN NË KËTO PROTESTA ËSHTË ZËRI DHE VULLNETI I LIRË, SHPIRTI I SHQIPTARIZMIT, ZËRI I FITORES PËR DEMOKRACINË, SHTETIN LIGJOR ,PËR NDARJEN ME TË VJETRËN POLITIKE PENGUESE, BLLOKUESE E TË KORRUPTUAR, ZËRI PËR TRIUMFIN KOMBËTAR.

Nga Skënder KAPITI, veteran i UÇK-së, historian, jurist,moralist, publicist , shkrimtar dhe studiues i Fesë dhe filozofisë, autor i Librave: “NJERIU FILOZOF, ETIK E POLITIK”, “MORALOKRACIA”, “PESË LETERA DREJTUAR KOMBIT”, PA UÇK-NË DHE NATO-N NUK DO KISHIM SOT SHTETIN E KOSOVËS”, SHBA DHE REFORMA E DREJTËSISË NË SHQIPËRI-VETING-U” si dhe me dhjetra shkrime dhe ese politike, morale, filozofike e historike.

THIRRJE:Shqiptarë kudo që jeni , është detyrë patriotike dhe kombëtare që të angazhoheni si pjesmarrës por edhe si mbështetës të këtyre protestave.

Po kështu edhe Ju intelektualë dhe media vrisni frikën edhe ju ashtu si rinia patriotike që po proteston , edhe ju mbështesni këto protesta sepse këto protesta janë një shans i madh për në të mirë të lirisë, demokravcisë , shtetit ligjor dhe të përparimit e progresit kombëtar.

Burimi: Bota Sot