Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se të enjten në vend do të mbajë mot kryesisht me diell dhe me vranësira të pakta lokale, pa reshje shiu. Sipas parashikimit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8 dhe 11 gradë Celsius, duke sjellë një mëngjes më të freskët, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 24 deri në 29 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga veriu dhe verilindja me shpejtësi 2 deri në 7 metra në sekondë, e lehtë deri mesatare. Sipas IHMK-së, nuk priten reshje.
