Ekstradohet nga Italia në Kosovë një i kërkuar për falsifikim

0%

Një shtetas i Kosovës, i kërkuar me letër-rreshtim ndërkombëtar nga INTERPOL-i, është ekstraduar të enjten nga Italia në Kosovë. Policia e Kosovës ka njoftuar se ekstradimi është realizuar më 23.07. 2026 nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitë relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë.

Sipas Policisë, i dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet italiane pasi kërkohej me letër-rreshtim ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës. Ai dyshohet për veprat penale “falsifikim i dokumenteve” dhe “keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar”, ndërsa sipas Policisë i ishte shmangur drejtësisë.

Policia ka bërë të ditur se ekstradimi është realizuar në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe Italisë. Pas mbërritjes në Kosovë, i dyshuari u është dorëzuar njësive kompetente të Policisë në Rajonin e Prishtinës për procedurat e mëtejshme ligjore.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Policia e Kosovës ka theksuar se Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor do të vazhdojë bashkëpunimin me institucionet vendore, shtetet dhe organizatat ndërkombëtare për shkëmbimin e informacioneve, me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të aktiviteteve kriminale, si dhe gjurmimin, kapjen dhe arrestimin e personave të kërkuar brenda dhe jashtë vendit.

Burimi: Kallxo