Kualifikimi i Meksikës, Kastriot Çaushi: Koreja e Jugut luajti më mirë, s’kishte fat

0%

Në studion e emisionit Kampionët e Botës u diskutua për kualifikimit e Meksikës për në fazën tjetër. Aktori i njohur Kastriot Çaushi deklaroi se nuk mendon që Meksika do të shkojë larg në këtë Botëror. Ai shtoi se Koreja e Jugut luajti më mirë, por se nuk kishte fat.

Ndërsa, gazetari Alban Xhihani u shpreh se në grupin ku ndodhet Meksika, sheh tre skuadra që shkojnë më tej, Sipas tij, e vetmja që nuk do kalojë në fazë tjetër do jetë Afrika e Jugut. Kastriot Çaushi: Meksika nuk do e ketë të lehtë në vijim. Koreja e Jugut luajti shumë mirë, por nuk kishte fat. Edhe në fillime kemi thënë se Koreja dhe Meksika ishin ekipet favorite.

Mua më pëlqen Koreja për mënyrën sesi luan. Alban Xhihani: Grupi ku ndodhet Meksika shoh se mund të ketë tre ekipe të kualifikuara. Jashtë shikoj vetëm Afrikën e Jugut.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot