Ligji për lojërat e fatit, kërkohet heqja e ndalesës për reklamim në media

0%

Ndalimi i reklamimit në media ishte një nga çështjet më të kontestuara gjatë debatit publik për Propozim-ligjin për lojërat e fatit. Përfaqësuesit e industrisë dhe të mediave argumentuan se reklamimi i operatorëve të licencuar nuk duhet të ndalohet plotësisht, pasi kjo mund të favorizojë tregun ilegal dhe të kufizojë informimin e publikut për shërbimet legale.

“Nëse shteti jep mundësi të rregullohen lojërat e fatit, për kompani të caktuara, përfshirë edhe lotarinë shtetërore, do të ishte mirë që ato kompani të munden që prodhimet dhe shërbimet t’i reklamojnë.

Për këtë arsye do të propozoja të hiqet ajo ndalesë e rreptë dhe do të ishte mjaftueshëm që në nenin 22 nga ligji i propozuar, të fshihen pikat 5 dhe 7 në paragrafin 1” – theksoi drejtori i Lotarisë Shtetërore të Maqedonisë, Aleksandar Klimovski.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Përfaqësuesja e Asociacionit të Mediave Kombëtare Private, Snezhana Llupevska, vlerëson se kjo çështje mund të rregullohet sikur në pjesën e reklamimit të ilaçeve, pra të sqarohen pasojat eventuale të lojërave të fatit, por jo të hiqen plotësisht.

“Të vendoset detyrimisht mohim përgjegjësie (disclaimer) që e vendosim njësoj edhe të ilaçet që i reklamojmë, pra se është e ndaluar nën 18 vite, ose nëse ligji e lejon një kufi tjetër siç është mosha 16, ndoshta në të të sqarohen pasojat e dëmshme nga lojërat e fatit.

Nëse tërësisht hiqet reklamimi unë pajtohem se mund të paraqitet mundësia për bixhoz në të zezë…Në emër të AMM-së vlerësoj se reklamimi i rregulluesve të lojërave të fatit, veçanërisht të lotarisë shtetërore, nuk duhet të hiqet”- tha përfaqësuesja e Asociacionit të mediave kombëtare private MMA.

Ligji u kundërshtua edhe në pjesën e distancës minimale prej 500 metrash nga shkollat, kufizimet për reklamimin me ndriçim, si dhe taksat e larta për kompanitë private. Por ministrja e Financave, arsyeton se me këtë ligj, qeveria ka për qëllim mbrojtjen e qytetarëve.

“Ligji i propozuar ka disa qëllime të definuara qartë, mbrojtjen e qytetarëve, veçanërisht të rinjtë, ulje e ekonomisë gri, përforcimi i kontrollit dhe mbikëqyrjes, pengim të larjes së parave dhe keqpërdorimet financiare” deklaroi, ministrja e financave, Gordana Dimitrievska Koçovska.

Por organizatorët e lojërave të fatit nuk pajtohen, thonë se masat mund të çojnë në mbylljen e kompanive legale, rritjen e tregut gri dhe në disa raste bien ndesh me Kushtetutën. /Alsat.mk

Burimi: Telegrafi