Sipas shtypit anglez, disa tifozë britanikë pa bileta arritën të hynin në stadium për ndeshjen Angli-Kroaci. FIFA e minimizoi situatën, por sipas disa dëshmitarëve, disa tifozë pa bileta arritën të hynin në stadium pavarësisht masave të sigurisë. Snajperët ishin të pranishëm brenda stadiumit, pa llogaritur “stafin e trajnuar shumë mirë dhe burime të specializuara”.
Por ja që duket se ndodhi. “Dhe ishte qesharake”, tha një tifoz për ‘Daily Mail’. “Kishte boshllëqe të mëdha në të dyja anët e kurbave dhe njerëzit kalonin lehtësisht. Kishte vullnetarë, kryesisht zonja të moshuara, të cilat nuk ndaluan askënd. E skanova biletën time sepse kisha një, por askush nuk më kontrolloi. Shumë kaluan pa problem, ndërsa të tjerë u ngjitën me ngut.
Kishte hapësira të mëdha bosh.” Një tjetër rrëfim në “The Times”: “Kontrollet e sigurisë nuk ishin shumë të mira. Ata donin që njerëzit të tregonin biletat e tyre, por shumë nuk e bënë. Disa zona ishte mjaft të lehta për t’u anashkaluar. Disa arritën të hynin pa probleme”.
Ndërsa sipas FIFA-s, nuk ka asnjë indikacion “se ndonjë tifoz ka hyrë në stadium pa një biletë të vlefshme për ndeshjen në fjalë”.
