Ballkani pëson humbje me rikthim nga Bohemians, por gjithçka do të

0%

Ballkani ka pësuar humbje në udhëtim te skuadra nga Irlanda, Bohemians, në kuadër të raundit të dytë kualifikues për Ligën e Konferencës. “Xhebrailat” e nisën mjaftë mirë edhe për ta marrë epërsinë, por pastaj vendasit e përmbysën për të fituar me rezultat 2-1. Toni Domgjoni u tregua i saktë nga pika e bardhë për të kaluar Ballkanin në epërsi (29’).

Në pjesën e dytë, skuadra kosovare u tërhoq edhe më shumë në aspektin defansiv, kësisoj nikoqirët morën më shumë dominimin dhe shtuan presionin. Ishte i inkuadruari James-Taylor që shënoi pas asistimit të Devoy për të barazuar rezultatin (76’). James pastaj asistoi për Tierney, që përfitoi nga një tollovi dhe përmbysi rezultatin (90′).

Kësisoj, Ballkanit i mbetet që në Prishtinë të provojë ta përmbysë ekipin irlandez me objektivin e vetëm për të avancuar tutje./ Telegrafi

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi