Ballkani mposhtet në finish në Irlandë

0%

Ballkani i Therandës ishte afër që të kthehet me rezultat të favorshëm në ndeshjen e parë të rrethit të dytë të kualifikimeve në Conference League. Skuadra nga Theranda pësoi humbje në finish, me rezultat 2:1 nga Bohemians. Bohemians – Ballkani 2:1 Stadiumi “Dalymount Park”, Dublin. Gjyqtar: Semler (Austria). Shënues: James-Taylor (76’), Tierney (90’) – Domgjoni (29’ – nga penalltia).

Kartona të verdhë: Shabanaxhoviq, Vokrri e Halili. Bohemians: Walters, Power, Hickey (Byrne 77’), Todd, Flores, Strods (Vaughan 59’), Devoy, Diallo (Rooney 77’), McDonnell (James-Taylor 59’), Tierney dhe Whelan.

Ballkani: Golluboviq, Vokrri, Batarelo, Halili, Dosso, Kuc (Diene 84’), Shabanaxhoviq (Jashanica 84’), Ismajlgeci (Deliu 59’), Giovanni (Klinaku 87’), Serebe dhe Domgjoni (Letaj 84’). Skuadra nga Dublini ka marrë rezultat të mirë për sfidën e kthimit në konak të Ballkanit. Toni Domgjoni shënoi nga penalltia në minutën e 29-të, 0:1.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Skuadra nga Irlanda këndellet në finish duke e përmbysur rezultatin. Zëvendësuesi James – Taylor barazoi rezultatin 1:1 në minutën e 76-të. James – Taylor ka asistuar në minutën e 90-të, ndërsa Tierney realizoi për fitoren 2:1.

Burimi: Bota Sot