Të enjten pa kufizime për kamionët mbi 20 tonë

0%

Automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë do të mund të qarkullojnë pa kufizime gjatë ditës së nesërme. Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka bërë të ditur se, bazuar në parashikimet zyrtare të temperaturave, nuk janë plotësuar kushtet për aktivizimin e masave të përkohshme të kufizimit të qarkullimit për automjetet e rënda.

Sipas njoftimit, vendimi për kufizime zbatohet vetëm në raste kur temperaturat arrijnë nivelet e përcaktuara, me qëllim mbrojtjen e infrastrukturës rrugore gjatë kushteve të veçanta atmosferike.

Ministria ka theksuar se do të vazhdojë monitorimin e situatës meteorologjike dhe do t’i informojë me kohë qytetarët dhe operatorët e transportit në rast se paraqiten kushtet për masa të reja kufizuese. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com