Policia ka identifikuar dy viktimat e aksidentit të rëndë te rrethrrotullimi i TEG. Bëhet fjalë për dy shtetas të huaj të cilët udhëtonin me betonieren, konkretisht Mohamed Lotf dhe Mohamed Ali, të cilët humbën jetën.
Njoftimi: Tiranë/Informacion shtesë Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më herët për aksidentin e ndodhur te rrethrrotullimi i TEG-ut, ju informojmë se janë identifikuar dy personat që udhëtonin në kamionin (pompë betoni) konkretisht shtetasit e huaj: -M. L., rreth 30 vjeç, drejtuesi i kamionit, i cili humbi jetën në vendngjarje; -M.
A., rreth 44 vjeç, pasagjeri, i cili, pavarësisht ndihmës mjekësore, ka ndërruar jetë në spital. Ndërkohë, drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi R. N., rreth 28 vjeç, ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
