Franca dhe Gjermania synojnë organizimin e Botërorit

0%

Franca dhe Gjermania po shqyrtojnë mundësinë e paraqitjes së një kandidature të përbashkët për organizimin e Kupës së Botës 2038 ose 2042. Sipas raportimeve nga mediat franceze, Parisi dhe Berlini synojnë të bashkojnë forcat për të sjellë një tjetër Botëror në Europë. Projekti lidhet edhe me diskutimet e FIFA-s për zgjerimin e mundshëm të turneut nga 48 në 64 skuadra.

Një format i tillë do të rriste ndjeshëm numrin e ndeshjeve dhe nevojat infrastrukturore, duke e bërë më të përshtatshëm organizimin nga më shumë se një vend. Franca e ka organizuar më parë Kupën e Botës në vitet 1938 dhe 1998. Gjermania ka qenë vend organizator në vitet 1974 dhe 2006.

Të dy shtetet kanë gjithashtu përvojë të konsiderueshme në organizimin e Kampionateve Europiane dhe eventeve të tjera madhore sportive. Një kandidaturë e përbashkët do ta rikthente Botërorin në zemër të Europës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot