Nga: Rrezon Gashi Shpërndaje në: Udhëheqës institucionalë e politikë e kanë quajtur vulë të shtetësisë opinionin e nxjerrë nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë se pavarësia e Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare.
Megjithatë ish-diplomatë thonë se 16 vjet nga ky vendim, Kosova ende nuk ka arritur të konsolidohet ndërkombëtarisht Para 16 vjetëve, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) konstatoi se shpallja e pavarësisë nga Kosova nuk shkel të drejtën ndërkombëtare. Por, opinioni i GJND-së, i nxjerrë më , nuk mjaftoi që Kosova të konsolidohet edhe ndërkombëtarisht.
Kur janë bërë më shumë se 18 vjet nga shpallja e pavarësisë, Kosova nuk është anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) ndonëse GJND-ja është organ i OKB-së, e as pjesë e Këshillit të Evropës dhe shumë mekanizmave e organizatave ndërkombëtare.
Sipas ish-diplomatit dhe profesorit të së drejtës ndërkombëtare, Sylë Ukshini, pas vendimit të GJND-së të gjitha shtetet e Bashkimit Evropian do të duhej ta njihnin pavarësinë e Kosovës. “Unë do ta konsideroj në këtë rast edhe dobësi dhe pengesë që i bën vetë BE-ja, sepse është e pafalshme se si pesë vende të BE-së nuk e njohin Kosovën edhe pas vendimit të GJND-së.
E mbaj mend mirë shumë që shumica e vendeve kanë pas thënë që vendimi i tyre karshi Kosovës do të jetë varësisht nga vendimi që merr GJND-ja”, ka thënë ish-diplomati Ukshini.
Edhe Arbëri 7 muaj më parë Si u zaptua shteti … dhe pse asnjë kosovar nuk pati sukses në Shqipëri Sipas Ukshinit, me Pakon e Ahtisaarit synohej që Kosova të konsolidohej edhe brenda, por edhe ndërkombëtarisht dhe në të u përfshinë kompromise që t’ia bënin më të lehtë Rusisë mosbllokimin e anëtarësimit të Kosovës në OKB.
Ai thotë se paralelisht me GJND-në, Serbia dhe Rusia u angazhuan që pozitën ndërkombëtare të Kosovës ta dobësonin me procese që përbaltnin luftën e Ushtrisë Çlirimtare. “Goditjen e parë e ka marrë nga Carla Del Ponte. Kosova e shpalli pavarësinë në shkurt të vitit 2008, në prill erdhi libri i Carla Del Pontes. Një libër, domethënë, që më shumë është triller sesa i vërtetë. Dhe çfarë ndodh?
Në momentin kur bëhet GJND-ja, po ashtu dy-tre muaj më vonë vjen raporti i Dick Martyt, që është vazhdimësi e librit të Carla Del Pontes. Dhe, deshëm ta pranojmë apo jo, unë mendoj që GJND-në, domethënë, e amortizoi raporti i Dick Martyt”, ka thënë Ukshini.
Përfaqësues institucionalë e politikë thanë se opinioni i GJND-së fuqizoi pozitën e Kosovës në botë dhe shërbeu si vulë e së drejtës të saj për pavarësi. Presidentja në detyrë e Kosovës, Albulena Haxhiu, ka shkruar në Facebook se shumë njohje i erdhën Kosovës pas opinionit të GJND-së.
“Më , Gjykata hodhi poshtë pretendimet se shpallja e pavarësisë kishte shkelur normat e së drejtës ndërkombëtare, duke vlerësuar se miratimi i Deklaratës së Pavarësisë nuk cenonte të drejtën e përgjithshme ndërkombëtare.
Ky opinion erdhi pas kërkesës së Serbisë drejtuar Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për një vlerësim këshillëdhënës mbi ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.
“Vendimi i Gjykatës përbënte një moment me rëndësi të veçantë juridike dhe diplomatike, duke forcuar pozitën ndërkombëtare të Republikës së Kosovës dhe duke shërbyer si bazë e rëndësishme për njohjet që pasuan nga shumë shtete”.
Ajo ka thënë se edhe pas 16 vjetësh, opinioni i 22 korrikut 2010 mbetet një nga gurthemelet e legjitimitetit ndërkombëtar të shtetësisë së Kosovës dhe një referencë e rëndësishme në afirmimin e subjektivitetit të saj në arenën ndërkombëtare Ndërsa kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se opinioni i GJND-së është një prej momenteve më të rëndësishme në historinë e shtetit të Kosovës dhe një referencë e rëndësishme në zhvillimin e së drejtës ndërkombëtare.
Edhe Arbëri 14 min. më parë Vendimi për gjyqtarët serbë do të merret të premten “Duke konstatuar se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk ishte në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, GJND-ja i dha fund një prej pretendimeve kryesore juridike kundër shtetësisë dhe mëvetësisë sonë”, ka shkruar Kurti në Facebook.
“Ky opinion riafirmoi një parim me vlerë universale: e drejta ndërkombëtare nuk ekziston për të ruajtur padrejtësinë apo për ta bërë historinë të pakthyeshme, por për të krijuar hapësirë që paqja, liria dhe vetëvendosja demokratike të gjejnë shprehje brenda rendit juridik ndërkombëtar. Kur e drejta interpretohet me integritet, ajo nuk bëhet pengesë për lirinë, por garanci e saj”.
Kurti ka theksuar se për Kosovën, ky ishte një moment që forcoi themelet e subjektivitetit ndërkombëtar të shtetit. Po ashtu, ka thënë se për bashkësinë ndërkombëtare, ishte një sqarim i rëndësishëm se e drejta ndërkombëtare nuk ndalon deklaratat e pavarësisë dhe se secili rast duhet të vlerësohet mbi faktet dhe normat që e karakterizojnë.
“Mbrojtja më e mirë e kësaj trashëgimie nuk është vetëm ta kujtojmë atë, por ta justifikojmë çdo ditë: me institucione demokratike, me sundim të ligjit dhe me një Republikë që e forcon legjitimitetin e saj përmes punës, zhvillimit dhe përgjegjësisë”, ka shkruar Kurti. Në këtë përvjetor, për rëndësinë e ngjarjes janë deklaruar edhe zyrtarë të subjekteve kryesore politike.
Kryetari i PDK-së, Berdi Hamza, ka shkruar se kjo ngjarje ka përbërë fitore të madhe për Kosovën, dhe ka forcuar legjitimitetin ndërkombëtar të shtetit. “Ky vendim rikonfirmoi se rruga jonë drejt lirisë dhe pavarësisë ishte e drejtë dhe në përputhje me parimet e së drejtës ndërkombëtare”, ka shkruar Hamza.
“Gjashtëmbëdhjetë vjet më vonë, Kosova po përballet me një realitet shqetësues: procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së dhe themeluesve të shtetit, ngecjen në procesin e njohjeve të reja, vështirësitë në integrimin ndërkombëtar dhe përkeqësimin e raporteve me aleatët tanë.
Vendit tonë i nevojitet një lidership që ndërton dhe forcon aleancat, mbron interesat shtetërore dhe sjell rezultate konkrete për qytetarët tanë”. Ish-presidentja Vjosa Osmani, ka qenë e përfshirë në ekipin e Kosovës gjatë shqyrtimit të rastit në GJND.
Ajo ka shpërndarë foto nga momenti i dhënies së verdiktit, të cilave ua ka bashkëngjitur përshkrimin: “Momenti i dështimit të Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND). , Hagë. Mirënjohje për të gjithë ekipin me të cilin punuam bashkë për këtë rezultat historik për Republikën tonë”.
E, ish-kryeministri Ramush Haradinaj, i cili është deputet i zgjedhur, ka shkruar se vendimi i GJND-së është një nga momentet më të rëndësishme në historinë e shtetësisë dhe shtetndërtimit.
Edhe Arbëri 1 o. më parë FSK-ja zbarkon në Sferkë, po punon për izolimin e vatrës së zjarrit “Shpallja e pavarësisë së Kosovës më u konfirmua nga GJND më , e cila vulosi shtetësinë dhe të drejtën tonë të fituar me luftën çlirimtare, një hap ky i rëndësishëm drejt afirmimit të shtetit tonë sovran”, ka shkruar Haradinaj.
“Kosova duhet të vazhdojë të ndjekë vlerat perëndimore dhe të thellojë partneritetin e saj me miqtë dhe aleatët, veçanërisht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si rrugë e vetme për të arritur qëllimet tona si shtet”.
Opinioni i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë u mor pas kërkesës së Serbisë drejtuar Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për një vlerësim këshillëdhënës mbi ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës.
