Fqinji hero shpëton 33-vjeçaren pasi ish-partneri i vuri flakën në

0%

Një grua 33-vjeçare është plagosur rëndë në Berlin, pasi dyshohet se u sulmua me thikë dhe më pas iu vu zjarri nga ish-partneri i saj në një strehë për persona të pastrehë. Ngjarja ndodhi rreth orës në rrugën Wexstrasse, ku pas raportimit të incidentit në vendngjarje ndërhynë zjarrfikësit, policia, një mjek urgjence dhe një helikopter shpëtimi.

Sipas policisë, pas një grindjeje, i dyshuari 44-vjeçar e sulmoi gruan me thikë, e spërkati me benzinë dhe më pas i vuri flakën, përpara se të largohej nga vendi i ngjarjes, raportojnë mediat gjermane, përfshirë Bild.

Jeta e 33-vjeçares u shpëtua falë reagimit të shpejtë të një fqinji 39-vjeçar, i cili arriti t’i shuajë flakët me një batanije dhe menjëherë njoftoi policinë dhe shërbimet emergjente. E plagosura u transportua në spital me plagë të rënda nga goditjet me thikë dhe djegiet, ndërsa fqinji nuk pësoi lëndime gjatë ndërhyrjes.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Policia ka nisur një operacion kërkimi për kapjen e autorit të dyshuar, i cili vazhdon të jetë në arrati. Hetimet janë hapur për sulm të rënduar, ndërsa autoritetet bëjnë të ditur se të gjithë personat e përfshirë në këtë ngjarje dyshohet se janë shtetas gjermanë.

Burimi: Bota Sot