Shpërndaje në: Futbollistet e Mitrovicës kanë shkëlqyer të mërkurën pasdite në ndeshje të Ligës së Kampionëve. Në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali, Mitrovica fitoi 10:0 ndaj kampionit të Moldavisë, Zimbru Chisinau. Ishte ndeshje gjysmëfinale e raundit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve. Me fitore, Mitrovica kaloi në finale të raundit të parë kualifikues.
Edona Kryeziu shkëlqeu duke i shënuar plot katër gola. Aurora Mulliqi i shënoi tre gola, ndërsa Ambra Gjegji, Blerta Shala dhe Bardha Mahmuti e realizuan nga një. Pas tri ditësh Mitrovica luan në finale të raundit të parë kualifikues me skuadrën bullgare, Ludogorets. Kampioni bullgar fitoi 3:0 ndaj Klaksvikut të Ishujve Faroe në Podujevë.
