Shpërndaje në: Skuadra ku luan superylli argjentinas, Lionel Messi, e ka zyrtarizuar të mërkurën transferimin e mesfushorit brazilian, Casemiro. Casemiro, pesë herë fitues i Ligës së Kampionëve, i është bashkuar skuadrës së re si futbollist i lirë, pasi i skadoi kontrata me Manchester Unitedin. Tek Unitedi ishte në tri edicionet e fundit.
Ai ka nënshkruar kontratë njëvjeçare, me mundësinë e vazhdimit deri në qershor të vitit 2029. Casemiro periudhën më të suksesshme e pati te Real Madridi në Spanjë, për të cilën skuadër luajti 336 ndeshje, i realizoi 31 gola dhe dhuroi 29 asistime. Me madrilenët i fitoi 18 trofe madhor. Ishte pjesë e Brazilit në Botërorin 2026.
