Shpërndaje në: Klubi nga Irlanda e Veriut, Larne, ka reaguar për flamurin anti-Kosovë të shfaqur në stadiumin e tij të martën mbrëma në ndeshjen ndaj Cërvena Zvezdës së Beogradit. Në reagimin e lëshuar të mërkurën, Larne ka thënë se flamuri ishte vendosur nga një individ i vetëm. Dhe për më tepër ai nuk ishte tifoz i klubit.
Flamuri anti-Kosovë bëri bujë, ndërsa u publikuar edhe nga klubi serb Cërvena Zvezda, i njohur për qëndrimet anti-Kosovë.
Burimi:
Koha
