Nisje spektakolare nga Kombëtarja shqiptare e djemve

0%

Këtë të mërkurë janë zhvilluar dy ndeshjet e para të fazës së grupeve në Europianin e basketbollit U-18, ku po merr pjesë edhe Kombëtarja shqiptare, ajo e djemve dhe e vajzave në Divizionin C. Djemtë e kanë nisur me këmbë të mbarë këtë rrugëtim europian, duke mposhtur 111: 67 San Marinon. Sakaq, në anën tjetër, vajzat janë mposhtur përballë Maltës.

Megjithatë, gara vijon të jetë e hapur dhe ndeshjet e ardhshme do të jenë një shtysë më shumë për vajzat kuqezi për “kthesën” e rëndësishme.

Burimi: Bota Sot