Nuk zgjati as një natë: Shkatërrohet murali i Ferran Torresit në

0%

Një vepër artistike e krijuar për të nderuar Ferran Torresin, heroin e finales së Kupës së Botës 2026, është shkatërruar vetëm pak orë pas përfundimit të saj në Barcelonë. Sipas gazetës spanjolle AS , murali i realizuar nga artisti urban i njohur me pseudonimin “TvBoy” u mbulua me bojë të bardhë gjatë natës së të martës, duke shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale.

Vepra artistike ishte vendosur në lagjen e njohur Gracia të Barcelonës dhe paraqiste sulmuesin e Barcelonës me fanellën e kombëtares së Spanjës, duke puthur trofeun e Kupës së Botës, pas triumfit të “La Rojas” në finalen ndaj Argjentinës. Megjithatë, murali nuk u prit mirë nga të gjithë.

Menjëherë pas publikimit të tij, disa përdorues në rrjete sociale shprehën kundërshtime ndaj veprës, duke hapur debat rreth simbolikës së saj në një zonë me ndjenja të forta katalanase. Të mërkurën në mëngjes, muri u gjet i mbuluar me mbishkrime kundër Spanjës dhe me mesazhe që kërkonin njohjen e ekipeve katalanase.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Artisti TvBoy reagoi përmes rrjeteve të tij sociale, duke bërë të ditur se nuk do të ndalet së krijuari dhe se nuk do të tërhiqet për shkak të kërcënimeve apo presioneve. Ky nuk është rasti i parë i një vepre të tillë që përfundon e dëmtuar në Barcelonë pas Botërorit.

Pak ditë më parë, një mural kushtuar legjendës së Barcelonës, Lionel Messit, dhe talentit të ri Lamine Yamal, i realizuar nga artisti Axe Colours, u prish vetëm disa orë pas krijimit./ Telegrafi

Burimi: Telegrafi