Shpërndaje në: Sulmuesi 25-vjeçar, Joshua Zirkzee, ka dhënë dritën e gjelbër për tu larguar nga klubi anglez Manchester United. Reprezentuesi holandez është i gatshëm t’i jap fund aventurës në “Old Trafford”, duke e favorizuar kthimin në Serie A.
Sipas “Gazzetta dello Sport”, Zirkzee, i cili u transferua te Manchester Unitedi nga Bologna në vitin 2024 për 36.5 milion funtesh, është i entuziazmuar për mundësinë e një kthimi në Itali pas një periudhe të vështirë në Premier League. Klubi anglez është i gatshëm ta shesë sulmuesin për 35 deri në 40 milionë euro. Një marrveshje huazimi me opsion ose detyrim blerjeje mund të shqyrtohet.
Edhe Futboll 6 muaj më parë Roma synon transferimin e Zirkzees Ndër klubet e interesuara për sulmuesin është Juventusi. Zirkzee në 56 paraqitje me Manchester Unitedin ka shënuar pesë gola dhe ka bërë dy asistime.
