Tronditëse në Gjermani: Djali vret babanë e tij, pediatrin e njohur

0%

Një krim i rëndë ka tronditur qytetin e Dortmundit në Gjermani, ku policia gjeti të vdekur një burrë në shtëpinë e tij, i cili dyshohet se u vra nga djali i vet. Sipas gazetës gjermane Bild, viktima është Harald N., një pediatër i njohur në Dortmund. I biri 41-vjeçar u dorëzua vetë në Polici, ku e prani se e kishte privuar nga jeta të atin.

Hetuesit po punojnë për të zbardhur të gjitha rrethanat e krimit. Trupi i viktimës do t’i nënshtrohet autopsisë për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes. Prokuroria pritet të vendosë sot nëse do të kërkojë caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit. Harald N. jetonte i vetëm në shtëpinë e tij prej vitesh, pasi bashkëshortja e tij kishte vdekur në vitin 2019.

Ai thuhet se kishte fituar respekt të madh për punën e tij dhe angazhimin në mbështetje të prindërve të fëmijëve të sëmurë me kancer.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot