Zyra e Prokurorit të Specializuar ka kundërshtuar kërkesën e mbrojtjes së Hashim Thaçit për lirim të përkohshëm të ish-presidentit të Kosovës nga burgu. Sipas kryeprokurores ameriakne, Kimberly West, Thaçi duhet të mbetet në paraburgim.
“Përparimi i vazhdueshëm dhe i shpejtë i këtij procesi gjyqësor, përfshirë afatin kohor për çdo mocion përfundimtar lidhur me provat, gjithashtu mbështet vazhdimin e paraburgimit të THAÇIT”, thuhet në shkresën e West. Gjithashtu prokurorja amerikane ka përmendur rrezikun për kryerjen e veprave të tjera penale dhe ndëhryjen në procedura.
“Konstatimet e vazhdueshme mbi ekzistencën e rreziqeve sipas nenit 41(6)(b) që i atribuohen THAÇIT në këtë çështje mbeten të vlefshme. Ato janë bërë mbi bazën e një numri të madh faktorësh të arsyetuar dhe të individualizuar, dhe asnjë kusht i mundshëm për lirimin e tij nuk mund t’i zbusë ato në mënyrë të mjaftueshme” , shkruan dokumenti i ZPS-së.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
