Vijoi për ditën e 20-të radhazi protesta masive e qytetarëve kundër qeverisë Rama. Në podiumin e improvizuar foli edhe një banor i Astirit shtëpia e të cilit u prek nga projekti i Unazës së Madhe.
Ai u shpreh se kemi një qeveri të korruptuar që nuk ngopen duke vjedhur dhe sakaq shtoi se kishim një zv.kryeministre si Belinda Balluku pa shkollën e mesme por që menaxhoi 5 mld euro., duke vjedhur paratë e shqiptarëve. Protestuesi: Është një mrekulli e rrallë që ndodh një protestë e tillë. 35 vjet kjo protestë nuk ka ndodh. Politika ka pas fuqi të rregullojë shumë gjëra.
Jam banor i Astirit në orën 4 e gjysëm nga nxorën me gaz nga shtëpitë tona. Donin ti merrnin të gjithaq vetë. Unaza e re dhe e Madhja është ndarë m lot, aty është kriminal Salillari ushtar i Bashkim Ulaj dhe shumë të tjerë. Ju falenderoj nga zemra. E kam mbështetur që në fillim. Kjo protestë nuk është për të marrë pushtetin.
Arsimi shëndetësia, shikoni Belinda nuk ka shkollën e mesme dhe zv.kryeministre, por i dhanë 5 mld euro të menaxhojë. Ju jeni lodhur duke studiuar, ju duhet të vini këtu jo këto korba. Ta mbështesim këtë protestë.
