Ardin Dallku Dallku ndjek rrugën e të vëllait, Armend Dallku. Për dallim nga Armendi, Ardin Dallku rikthehet si futbollist të Dukagjini i Klinës. Armend Dallku është kryetrajner. Vëllau i vogël nën komandën e vëllaut të madh.
“Mbrojtësi i krahut të djathtë, Ardin Dallku, rikthehet përsëri në klubin tonë, pas dy viteve të kaluara ne skuadrën e Vushtrrisë, dhe do të veshë fanellën bardhë e gjelbër të KF Dukagjinit. Dallku, i cili më herët ka qenë pjesë e klubit tonë, rikthehet me synimin për të dhënë kontributin e tij në krahun e djathtë të mbrojtjes, duke sjellë eksperiencë, energji dhe përkushtim në skuadër.
Me shpejtësinë, angazhimin dhe karakterin e tij luftarak, Ardin pritet të jetë një vlerë e shtuar për ekipin në sfidat që na presin”, – thuhet nga KF Dukagjini.
