Ronaldo: Ja kandidati numër një për ta fituar ‘Topin e Artë

0%

Bota e futbollit vazhdon t’i thurë elozhe Spanjës. Kampionia e re e botës la gjurmë me mënyrën si fitoi, duke eliminuar skuadra si Argjentina, Franca dhe Portugalia, të cilat konsideroheshin ndër favoritët për ta ngritur trofeun. I fundit që e komentoi triumfin iberik ishte legjenda braziliane, Ronaldo Nazário.

Në kanalin e tij në TikTok, ai deklaroi: “Ishte një ditë historike, edhe në aspektin sportiv, sepse Spanja dominoi nga fillimi deri në fund, ashtu siç e prisja. Golat nuk erdhën aq sa duhej dhe nuk fitoi me diferencën që unë prisja e që e meritonte, por ishte një dominim absolut gjatë gjithë ndeshjes”. Ish-sulmuesi brazilian shtoi: “Ishte një leksion.

Diferenca në cilësi mes Spanjës dhe Argjentinës është shumë e madhe. Edhe me Messin në fushë, nuk mundën t’i bënin ballë. Argjentina nuk tregoi as luftën që e karakterizoi gjatë turneut. Një lojtar i talentuar mund të fitojë një ndeshje, por për të fituar një Botëror duhet forca e ekipit, siç e ka Spanja. Loja kolektive është ajo që bën diferencën”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Duke analizuar rrugëtimin e Argjentinës, Ronaldo u shpreh: “Ajo nuk luajti kurrë futboll të bukur, por u mbështet te lufta dhe grinta. Spanja ka ADN futbolli dhe luan bukur. ‘Joga Bonito’ e Brazilit është tejkaluar, ndërsa sot mënyra më e mirë për të luajtur futboll është ajo e Spanjës”. Për Rodrin, braziliani tha: “Ai është kandidati numër një për ta fituar ‘Topin e Artë’.

Ishte lojtari më i spikatur i Spanjës në këtë Botëror dhe kjo peshon shumë në garën për çmimin. Ai mund ta fitojë sërish”.

Burimi: Bota Sot