“Akt kriminal!”, Berisha: Rama ka mobilizuar patronazhistët dhe

0%

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një dalje për mediat pas mbledhjes së grupit parlamentar demokrat, ka sulmuar qeverinë Rama lidhur me, sipas tij, fushatën kundër protestës paqësore. Berisha tha se Rama ka mobilizuar patronazhistët dhe administratën për të sulmuar protestën.

“ Qëndrimi i qindra mijëra patronazhistëve ndaj protestuesve paqësorë është një nga aktet më të rënda kriminale në historinë e këtij vendi. Është dëshmia më flagrante e karakterit diktatorial të këtij regjimi. Është dëshmia më e qartë e një diktature autoritare të bazuar në drogë, narkoshtet dhe vjedhjen e shqiptarëve.

Rama, përveç angazhimit total të Policisë së Shtetit, që është më kriminale se çdo bandë tjetër, dhe të SHISH-it, i cili bashkërendon të gjitha praktikat me Beogradin, ka mobilizuar mijëra rrogëtarë e punonjës të administratës shtetërore për të krijuar llogari false në rrjetet sociale, me qëllim demonizimin e protestës dhe protestuesve, uljen e shikueshmërisë së tyre dhe ndikimin në algoritmet që, sipas tij, dikur kontrolloheshin nga Irani ”, u shpreh Berisha.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot