Klubi i futbollit Larne nga Irlanda e Veriut reagoi me një komunikatë zyrtare pas ndeshjes së kualifikimeve për Champions League kundër Cërvena Zvezdës së Beogradit, dhe arsyeja e reagimit ishte një flamur me mesazhin “Kosova është Serbi”, i shfaqur në tribunat e stadiumit “Inver Park”.
Kampioni i Irlandës së Veriut në komunikatën e tij tha se ishte në dijeni për fotografitë që qarkullonin në rrjetet sociale, ku shihej qartë pankarta e vendosur në tribunë. “Gjatë pjesës së parë, një flamur me karakter politik u shfaq mbi tabelat reklamuese në tribunën “McKay”. Sapo na u tërhoq vëmendja për këtë, ekipi ynë i sigurisë në stadium reagoi shpejt dhe e hoqi flamurin.
Kjo nuk duhet të zbehet nga veprimi i një individi, i cili nuk është tifoz i klubit të futbollit Larne dhe që ishte i pranishëm në ndeshje si vëzhgues neutral në sektorin vendas”, – thuhet mes të tjera në komunikatën e Larne.
