Iraola flet për të ardhmen e Mac Allisterit

0%

Shpërndaje në: Trajneri i ri i Liverpoolit, Andoni Iraola, ka folur hapur për të ardhmen e mesfushorit të Argjentinës, Alexis Mac Allister. Kishte spekulime për një transferim të mundshëm tek ekipi spanjoll, Real Madrid, këtë verë. Mesfushori ka edhe dy vjet të mbetura në kontratën me Liverpoolin, por është përmendur Madridi si destinacion i mundshëm.

Trajneri spanjoll i Liverpoolit ka thënë se dëshiron t’i mbajë lojtarët e mirë në klub. “Mendoj se Mac Allisteri ka qenë një nga lojtarët më të mirë në klub vitin e kaluar, dhe ka bërë një paraqitje shumë të mirë në Kupën e Botës”, tha Iraola. “Është normale që klubet tjera duan lojtarët tanë të mirë, kjo ndodhë gjithmonë”.

Andoni Iraola ka marrë drejtimin e Liverpoolit pasi trajneri holandez, Arne Slot, është shkarkuar. Iraola më parë e ka drejtuar Rayo Vallecanon dhe Bournemouthin.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha