Pas triumfit në Kupën e Botës 2026

0%

Mesfushori i Paris Saint-Germainit dhe kampioni i botës me Spanjën, Fabián Ruiz, ka lënë të kuptohet se një rikthim në La Liga mund të jetë gjithnjë e më pranë. Pas triumfit në Kupën e Botës 2026, 30-vjeçari foli për të ardhmen e tij, ambiciet personale dhe garën për Topin e Artë.

Në një intervistë për “Marca”, Fabián pranoi se e ndien gjithnjë e më shumë dëshirën për t’u rikthyer në futbollin spanjoll. “Po afrohem çdo ditë. Sigurisht që një ditë do të doja të rikthehesha në Spanjë. Është vendi im dhe një rikthim është diçka që e kam në mendje.” Megjithatë, ai sqaroi se për momentin është plotësisht i fokusuar te PSG-ja. “Jam shumë i lumtur në Paris.

Kam kontratë dhe dua të vazhdoj të fitoj trofe me këtë klub. Nuk po mendoj për një largim tani.” Mesfushori spanjoll u ndal edhe te suksesi i kombëtares së tij në Botërorin 2026, duke e cilësuar si momentin më të madh të karrierës. “Ta fitosh Kupën e Botës është ëndrra e çdo futbollisti.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Është diçka që nuk harrohet kurrë dhe ndihem jashtëzakonisht krenar për atë që arritëm si skuadër.” I pyetur për mundësinë e fitimit të Topit të Artë, Fabián nuk e fshehu ambicien. “Sigurisht që është një ëndërr. Nëse një ditë do ta fitoja, do të ishte diçka e pabesueshme. Por nuk është një obsesion.

Gjëja më e rëndësishme është të vazhdoj të punoj dhe të fitoj me ekipin.” Pas paraqitjeve të shkëlqyera me PSG-në dhe rolit kyç në triumfin e Spanjës në Kupën e Botës, Fabián Ruiz është përmendur mes kandidatëve për çmimet individuale të këtij viti. Megjithatë, ai këmbëngul se prioriteti i tij mbetet suksesi kolektiv dhe jo trofetë personalë.

Burimi: Bota Sot