Mark van Bommel është zyrtarisht trajneri i ri i përfaqësueses së Belgjikës. Trajneri holandez ka nënshkruar kontratë deri në qershor të vitit 2028 dhe do të ketë si objektiv kryesor drejtimin e “Djajve të Kuq” në Kampionatin Evropian 2028, transmeton Klankosova.tv. 49-vjeçari merr drejtimin e Belgjikës pas largimit të Rudi Garcias.
Van Bommel vjen pas eksperiencave në pankinat e PSV Eindhoven, Wolfsburg dhe Royal Antwerp, ku fitoi titullin kampion dhe Kupën e Belgjikës në vitin 2023. Federata Belge e Futbollit beson se ish-mesfushori i Barcelonës, Bayern Munichut dhe Milanit është njeriu i duhur për të udhëhequr brezin e ri të kombëtares belge në vitet e ardhshme.
