Osmani kujton 22 korrikun 2010, publikon fotografi nga momenti i

0%

Ish presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar 22 korrikun 2010, datën kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) konstatoi se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk ishte në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, të shoqëruar me fotografi nga ajo periudhë, Osmani e cilësoi atë si “momentin e dështimit të Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë”. “, Hagë. Mirënjohje për të gjithë ekipin me të cilin punuam bashkë për këtë rezultat historik për Republikën tonë ”, ka shkruar Osmani.

Ajo publikoi fotografi nga Haga, duke rikujtuar vendimin këshillues të GJND-së, i cili mbetet një nga momentet kyçe në konsolidimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot