Haziri kritikon pozicionimet në LDK: Mos hyni në beteja që nuk janë

0%

Shpërndaje në: Nënkryetari dhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka kritikuar pozicionimet që po ndodhin brenda partisë në prag të Kuvendit të jashtëzakonshëm Zgjedhor, duke u bërë thirrje delegatëve që të mos hynë në beteja që nuk janë të tyre.

Në një status në Facebook sot, Haziri ka bërë thirrje që beteja e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, duhet të jetë me delegatët në kutinë e votimit. “Beteja e Lumir Abdixhikut me nënshkruesit e mocionit, në emër të kërkesave politike, është dhe duhet të mbetet beteja e kryetarit të katërt të LDK-së me votuesit e tij.

Të gjithë ata që po dalin në analiza, vlerësime e mësime, për apo kundër, janë vetëm pozicionime politike për veten e tyre e jo për të ardhmen e LDK-së!”, ka shkruar Haziri. Nënkryetari i partisë ka thënë se LDK-ja ia ka pa sherrin pozicionimeve duke harruar se kush janë rivalët politikë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Shtoi se nënshkrimet për votëbesim ndaj Abdixhikut janë dorëzuar, “prandaj fjalët e tepërta me kah 10 statuse në ditë, ftesa për protestë në mbrojtje po e gërryejnë besimin e idealistëve”. “Bajagi ia kemi pa sherrin pozicionimeve, duke harru kënd e kemi familje politike, kush janë rivalët politikë dhe pse çdo herë na përsëritet situata e njëjtë!

Tri degë dhe tre kolegë tanë shkaktuan proces. 1/3 e delegatëve u ftuan me u deklaru me nënshkrime për këtë kërkesë. Atëherë, çka po na duhen fjalët e tepërta me kah 10 statuse në ditë, me gjuhë të ashpër prej disa aktivistëve, ftesa për protestë në mbrojtje e konsumues politikë që po e gërryejnë besimin e idealistëve”, ka shkruar Haziri.

Sipas tij, është më mirë të kërkohet falje për gabimet e së kaluarës sesa të vazhdohet me gabime. Edhe Arbëri 53 min. më parë Shqiptarët në Britani po “i udhëheqin bandat” nga burgu përmes telefonave “Funksionarët edhe mund të pajtohen, por jo besimtarët në sjelljen e funksionarëve. Koha e ka dëshmu. Ma mirë me thanë na falni për gabimet e së kaluarës, se sa me vazhdu me gabime.

LDK ka shkaktu procese e ka realizu ëndrra kur ka qenë e bashkuar. Kemi premtu që jemi besë e shpresë për Republikën. Mbajeni fjalën, bashkëpatriotë. Mos hyni në beteja që nuk janë tuajat. Përkitazi me këtë, e kam një porosi të madhe të babës tim hero: ‘Me dikënd që duhesh të pajtohesh, kurrë mos u idhno’ “, ka përfunduar Haziri.

Një grup i të pakënaqurve kanë dorëzuar nënshkrimet për të thirrur Kuvend të jashtëzakonshëm për shkarkimin e Abdixhikut nga kryetari i LDK-së. Nga LDK-ja kanë thënë se shumë shpejt pritet ta caktojnë datën e Kuvendit. Ndërkohë, Abdixhiku pezulloi bisedimet me Lëvizjen Vetëvendosje për një koalicion të mundshëm.

Burimi: Koha