Pio Esposito: Bërthama italiane e ekipit bën e diferencën te ky Inter

0%

Sulmuesi i Interit, Pio Esposito, foli nga grumbullimi në Gjermani për sezonin e ri, objektivat dhe shokët e skuadrës. Ai u shpreh i lumtur që në vitin e parë fitoi Serie A dhe Kupën e Italisë: “Kur je tek Interi luan për të fituar. Ishin objektivat tanë dhe ia dolëm. Tani mendojmë për trofetë e radhës”.

Për sezonin e ri shtoi: “Objektivi është të vazhdoj rrugën time të rritjes dhe të përmirësohem, duke ruajtur ekuilibrin”. Për numrin e golave tha se është supersticioz dhe nuk vendos objektiva. Duke komentuar krahasimet me Diego Militon dhe Harry Kane, theksoi: “Nuk dua të krahasohem me kampionë të tillë, unë jam Pio”.

Për Lautaro Martinez, pas humbjes së Argjentinës ndaj Spanjës në finalen e Botërorit, deklaroi: “ Nuk kemi folur ende, po e presim me krahë hapur”. Ndërsa për Bastonin u shpreh: “Është një nga liderët e kësaj skuadre dhe figurë shumë e rëndësishme. Është shembull edhe për mua. Bërthama italiane e ekipit bën diferencën”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot