E rëndë: Ky është punëtori që humbi jetën gjatë riparimit të

0%

Është publikuar fotografia e 55-vjeçarit Bashkim Boçi, punonjës i OSHEE-së, i cili humbi jetën tragjikisht gjatë një ndërhyrjeje për riparimin e defekteve në rrjetin elektrik të shkaktuara nga moti i lig në zonën e Himarës. Boçi ishte duke punuar në shtyllë, ku po tentonte të rilidhte një kabllo energjie, kur dyshohet se iu shkëput rripi i sigurisë që e mbante të lidhur.

Si pasojë, ai ka rënë nga një lartësi prej rreth 9 metrash, duke humbur jetën. Pas kësaj ngjarjeje të rëndë, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë në Shqipëri ka shprehur ngushëllimet për familjen, të afërmit dhe kolegët e 55-vjeçarit.

“ Me dhimbje të thellë mora lajmin për humbjen e jetës së kolegut tonë, Bashkim Boçi, i cili ra në krye të detyrës, ndërsa ishte i angazhuar në riparimin e defekteve të shkaktuara nga moti i keq në zonën e Himarës. Bashkimi ishte pjesë e OSSH Elbasan që prej vitit 2000 dhe e ushtroi detyrën me përkushtim dhe profesionalizëm deri në momentin e fundit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe kolegëve të tij. Ndajmë dhimbjen me ta në këtë moment të vështirë dhe nderojmë me mirënjohje kontributin dhe sakrificën e Bashkim Boçit në shërbim të qytetarëve” , thuhet në reagimin e ministrisë.

Burimi: Bota Sot