Mjekët thanë se nuk do t’ia dilte: skitarja 18-vjeçare pëson dy

0%

Shpërndaje në: Jeta e talentes austriake të skijimit, Katharina Engelhardt, ka ndryshuar plotësisht pas dy arresteve kardiake. 18-vjeçarja e skijimit “cross-country” u ka mbijetuar sulmeve, por ka përfunduar karrierën në sportin garues. “Më thanë se kisha pësuar dy arreste kardiake dhe isha në komë të shkaktuar nga mjekësia për katër ditë”, ka shkruar Katharina Engelhardt në “Instagram”.

Ajo ka postuar një fotografi nga shtrati i spitalit. Për shkak të miokarditit, 18-vjeçarja kaloi një javë në kujdes intensiv. Jeta e saj ishte në rrezik shumë serioz. “Edhe mjekët e shkëlqyer në Linz menduan se nuk do t’ia dilja. Por gabuan, sepse ia dola”, shkroi tutje Engelhardt, duke falënderuar stafin e spitalit, familjen dhe miqtë për mbështetjen e jashtëzakonshme.

Ajo vlerësohej me potencial, por karriera sportive tashmë ka përfunduar.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha