Vita Abrashi-Kajtazi Shpërndaje në: Aktorja amerikane Kaylee Hottle, e njohur për rolin e saj në filmat “Godzilla vs. Kong” dhe “Godzilla x Kong: The New Empire”, ka humbur jetën në një aksident automobilistik në Maryland. Ajo ishte vetëm 18 vjeçe, ka shkruar CNN. Traileri i filmit “Godzilla vs.
Kong”: Sipas autoriteteve, aksidenti ndodhi në orët e para të mëngjesit, kur automjeti doli nga rruga dhe u përplas në një kanal anësor. Në makinë ndodheshin edhe dy persona të tjerë. Drejtuesi i mjetit u dërgua në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa një pasagjer tjetër nuk pati nevojë për trajtim mjekësor.
Hetimet paraprake tregojnë se shpejtësia e lartë dyshohet të ketë qenë shkaku i aksidentit. Kaylee Hottle ishte e shurdhër që nga lindja dhe komunikonte përmes gjuhës së shenjave (ASL). Edhe pjesëtarët e familjes së saj janë të shurdhër. Babai i saj, Joshua Hottle, ndau një mesazh prekës pas tragjedisë.
Edhe Showbiz 1 muaj më parë Vdiq aktorja e filmit “The Ring” “Jam mirënjohës për 18 vjetët që patëm së bashku dhe do të doja të kishim pasur edhe më shumë”, ka shkruar ai. Ai iu drejtua edhe drejtuesit të automjetit me fjalë faljeje. “Të kam falur. Mos lejo që ky incident të shkatërrojë pjesën tjetër të jetës tënde”, ka thënë Hottle.
Nëna e saj, Ketsi Hottle, u shpreh se “ende e ndiej që Kaylee është me ne”. Në filmat e suksesshëm të “Godzilla”, Kaylee ka interpretuar personazhin Jia, një vajzë jetime që krijon lidhje të veçantë me Kongun dhe komunikon me të përmes gjuhës së shenjave.
Edhe Showbiz 5 muaj më parë Angelina Jolie tregon pse i do shenjat që i kanë mbetur nga mastektomia Trailei i filmit “Godzilla x Kong: The New Empire”: Lajmi për vdekjen e saj ka prekur edhe kolegët e industrisë së filmit. “Jam thellësisht e pikëlluar nga ky lajm.
Do të na mungosh shumë, Kaylee”, ka shkruar aktorja Millie Bobby Brown Ndërsa fituesja e çmimit “Oscar”, Marlee Matlin, ka thënë: “Jam plotësisht e tronditur nga humbja e ëmbël së Kaylee Hottle. Bukuria dhe talenti i saj do të mbeten të paharrueshme”.
Edhe aktori fitues i “Oscarit”, Troy Kotsur, ka thënë se vdekja e saj e bëri të mendonte për vajzën e tij dhe i kujtoi se koha me njerëzit e dashur nuk duhet marrë kurrë si e mirëqenë.
Edhe Showbiz 6 muaj më parë Vdiq legjenda e ekranit francez, Brigitte Bardot Përveç roleve në filmat “Godzilla”, Kaylee Hottle kishte luajtur edhe në serialin “Magnum P.I.” dhe pritej të shfaqej në filmin e ardhshëm “What Doesn’t Kill Us”.
Shkolla e të Shurdhërve në Teksas, ku ajo kishte studiuar, njoftoi se do të ofrojë mbështetje psikologjike për nxënësit dhe miqtë e saj pas kësaj humbjeje të rëndë.
