Konflikti Pacolli-Ademi për Aeroportin e Vlorës përshkallëzohet,

0%

Nga beteja fizike, ku stafi, punonjësit, policia private dhe Policia e Shtetit janë përplasur mes tyre disa herë në Aeroportin e Vlorës, beteja tashmë ka përfunduar në dyert e Gjykatës Kushtetuese. Është kompania e Valon Ademit ajo e cila ka paditur biznesmenin Behgjet Pacolli dhe vendimin e Gjykatës së Lartë, që i dha të drejtë Mabcos për kontrollin e kompanisë si aksioner maxhoritar.

Kujtojmë se në fund të muajit Maj, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë riktheu në administrimin e shoqërisë koncesionare të aeroportit të Vlorës, kompaninë Mabco të Behgjet Pacollit.

Kjo kompani ishte përjashtuar nga administrimi dhe i ishin ngrirë kuotat nga gjykata e shkallës së parë dhe Apeli pas padive të 2A Group për veprime të paligjshme të Mabco-s, veçanërisht marrja e një kredie 100 milionë euro nga një fond në Luksemburg në fshehtësi.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Konflikti mes dy aksionerëve, Pacolli dhe Ademi ka kaluar në disa vendime gjykatash duke u shndërruar në një sagë juridike, e cila në themel ende nuk ka filluar të gjykohet. Thelbi i konfliktit mes dy biznesmenëve kosovarë, bashkëortak në aeroportin e Vlorës, janë kuotat që duhet të ketë secila në shoqërinë koncesionare Vlora International Airport.

Në qendrën kombëtare të biznesit pronësia e koncesionit për Aeroportin e Vlorës figuron 98 për qind për Mabcon dhe 2 për qind për 2A Group. Por mes palëve thuhet se është firmosur një kontratë noteriale, ku Mabco i ka shitur 47 për qind të aksioneve kompanisë 2A Group. Kjo kontratë tashmë mohohet nga Pacolli, i cili pretendon se ja kanë marrë firmën me mashtrim.

Pacolli thirrje SPAK Ndërkohë ka ditë më parë Pacolli i ka bërë thirrje Prokurorisë së Posaçme (SPAK) që, në përputhje me kompetencat kushtetuese dhe ligjore, të ndërmarrë një hetim të plotë, të pavarur dhe të gjithanshëm për të identifikuar dhe mbajtur përgjegjës çdo person që mund të ketë kontribuar në krijimin e kësaj situate.

Pacolli thekson se kompania e tij MABCO mbetet e vendosur që ta përfundojë këtë projekt në përputhje me kontratën, ligjin dhe standardet më të larta profesionale, duke besuar se institucionet e drejtësisë do të veprojnë me pavarësi, paanshmëri dhe në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin.

“MABCO i bën edhe një herë thirrje SPAK-ut që, në përputhje me kompetencat kushtetuese dhe ligjore, të ndërmarrë një hetim të plotë, të pavarur dhe të gjithanshëm për të identifikuar dhe mbajtur përgjegjës çdo person që mund të ketë kontribuar në krijimin e kësaj situate.

Sipas qëndrimit të MABCO-s, kjo situatë ka ardhur si pasojë e një sërë veprimesh dhe mosveprimesh, të cilat përfshijnë, ndër të tjera, mashtrime, falsifikim dokumentesh, Notifikim të jashtëligjshëm të dokumenteve, përdorim të dokumenteve të falsifikuara, ndërhyrje të paligjshme në procese gjyqësore, nxjerrje të vendimeve gjyqësore që më pas janë konstatuar si të paligjshme nga Gjykata e Lartë, moszbatim ose kundërshtim të efekteve juridike të vendimeve të kësaj gjykate, si dhe veprime apo mosveprime institucionale që kanë mundësuar vazhdimin e kësaj gjendjeje.

Këto pretendime rezultojnë të bazuara, dhe bëhet fjalë për një nga rastet më serioze të cenimit të sigurisë juridike dhe të ABUZIMIT me investimet e huaja në Shqipëri, me pasoja të drejtpërdrejta për sundimin e ligjit, besimin e investitorëve dhe interesin publik.

MABCO mbetet e vendosur që ta përfundojë këtë projekt në përputhje me kontratën, ligjin dhe standardet më të larta profesionale, duke besuar se institucionet e drejtësisë do të veprojnë me pavarësi, paanshmëri dhe në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin” , shprehet ai.

Biznesmeni akuza gjyqtares Nga ana tjetër, biznesmeni Pacolli ka ngritur akuza të forta lidhur me vendimin e gjyqtares Miranda Nakaj, duke e lidhur atë me bllokimin e punimeve në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës dhe pasojat e krijuara për projektin.

Sipas tij, nëse do të provohen shkelje ligjore apo ndikime të paligjshme, përgjegjësit duhet të përballen me përgjegjësi disiplinore, civile dhe penale.

“Sipas vlerësimit të MABCO-s, vendimi i gjyqtares Miranda Nakaj, i cili më pas u bë objekt kundërshtimi në rrugët ligjore, ka qenë shkaku kryesor që çoi në bllokimin e punimeve në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës dhe në krijimin e pasojave të rënda ekonomike, teknike dhe juridike për projektin.

Nëse provohet se ky vendim është marrë në kundërshtim me ligjin ose si rezultat i ndikimeve të jashtme të paligjshme, atëherë përgjegjësia nuk mund të mbetet vetëm në planin procedural, por duhet të shtrihet edhe në planin disiplinor, civil dhe penal, sipas legjislacionit në fuqi.

Në një shtet të së drejtës, çdo gjyqtar, pavarësisht funksionit që ushtron, gëzon pavarësi në vendimmarrje, por njëkohësisht mban përgjegjësi për çdo shkelje të qëllimshme ose të rëndë të ligjit që i shkakton dëm palëve ose cenon besimin e publikut në sistemin e drejtësisë.

Për këtë arsye, kërkojmë që organet kompetente të kryejnë një hetim të plotë, të pavarur dhe të paanshëm mbi të gjitha rrethanat që lidhen me këtë çështje dhe, nëse konstatohen shkelje, të vendosin para përgjegjësisë çdo person përgjegjës, pa asnjë përjashtim”, nënvizon Pacolli.

Burimi: Bota Sot