Arkeologët në Turqi zbulojnë pishinën antike me standarde olimpike

0%

Shpërndaje në: Projekti “Trashëgimia për të ardhmen” në qytetin antik Traleis në jug të Turqisë, ka nxjerrë në pah pishën antike me kapacitet për 300 persona, e cila për atë kohë përmbushte standardet “olimpike”. Rëndësinë e veçantë të pishinës e dëshmon edhe fakti se pranë banjave ndodhej një gjimnaz – një qendër shumëfunksionale arsimore dhe sportive.

Mendohet se pishina përdorej edhe nga të rinjtë që mësonin dhe stërviteshin aty Me gërmimet arkeologjike në qytetin antik të Traleisit, në perëndim të Turqisë, arkeologët kanë zbuluar një pishinë të madhe me kapacitet për rreth 300 persona, për të cilën besojnë se, për nga përmasat, i përmbushte standardet “olimpike” të kohës antike.

Gërmimet në qytetin antik, që ndodhet rreth tre kilometra nga qendra e qarkut Efeler, udhëhiqen nga prof. dr. Murat Çekilmez nga Departamenti i Arkeologjisë në Fakultetin e Shkencave Humane dhe Shoqërore të Universitetit “Ajdin Adnan Menderes”. Gërmimet po zhvillohen në kuadër të projektit “Trashëgimia për të ardhmen”, i mbështetur nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit e Turqisë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Hulumtimet janë përqendruar në kompleksin e banjave romake, me sipërfaqe rreth 40 mijë metra katrorë. Vitin e kaluar, arkeologët zbuluan në qendër të tij një pishinë publike me gjatësi 37 metra dhe gjerësi 12 metra. Në antikitet, pishina të tilla me ujë të ftohtë ishin pjesë përbërëse e banjave të mëdha dhe shërbenin për freskim pas qëndrimit në hapësirat me ujë të ngrohtë.

Rëndësinë e veçantë të pishinës e dëshmon edhe fakti se pranë banjave ndodhej një gjimnaz – një qendër shumëfunksionale arsimore dhe sportive. Mendohet se pishina përdorej edhe nga të rinjtë që mësonin dhe stërviteshin aty. Pishina në Traleis është më e madhe sesa shumica e pishinave të zbuluara deri më tani në qytetet antike përreth. Sipas vlerësimit të prof.

Çekilmezit, kompleksi i banjave dhe gjimnazit përdorej çdo ditë nga 3 mijë deri në 5 mijë njerëz. “Nga fëmijët që stërviteshin këtu pritej të bëheshin sportistë profesionistë. Noti ishte një pjesë e rëndësishme e stërvitjes së tyre, prandaj çdo fëmijë duhej të mësonte të notonte në këto pishina.

Sipas standardeve të antikitetit, kjo pishinë mund të konsiderohet olimpike, sepse ishte ndërtuar për stërvitjen e sportistëve që më pas merrnin pjesë në gara në qytete të tjera. Thellësia prej 1,5 metrash përputhet me thellësinë standarde të pishinave antike”, ka thënë Çekilmez për agjencinë “Anadolu”.

Për furnizimin me ujë të banjave dhe pishinës përdorej ujë burimor, i cili sillej në qytet nëpërmjet një akuedukti rreth 56 kilometra të gjatë, nga burimet malore në veri të Traleisit. Arkeologët kanë zbuluar gjithashtu një sistem kullimi të projektuar me kujdes, i cili mundësonte zbrazjen e shpejtë dhe rimbushjen e pishinës.

Kur uji ndotej, pishina mund të zbrazej, të pastrohej dhe të mbushej sërish në një kohë relativisht të shkurtër. Edhe Kulturë 6 muaj më parë Afresku i Jezu Krishtit në Turqi dëshmon artin e krishterimit të hershëm Zbulimi i pishinës dhe ndërtesave përreth tregon se banjat publike në Traleis nuk shërbenin vetëm për ruajtjen e higjienës.

Ky kompleks bashkonte sportin, arsimin dhe jetën shoqërore, duke përfaqësuar një nga hapësirat publike më të mëdha dhe më të rëndësishme të qytetit antik. Pas përfundimit të punimeve konservuese, arkeologët planifikojnë ta mbushin sërish me ujë pishinën antike.

Në këtë mënyrë, vizitorët do të kenë mundësi ta përjetojnë atë pothuajse ashtu siç dukej para gati dy mijë vjetësh dhe të krijojnë një përshtypje më të qartë për përmasat e jetës publike romake në Traleis.

Burimi: Koha