Suhareka formon komisione për vlerësimin e dëmeve nga stuhia,

0%

Kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj ka njoftuar se janë formuar komisione për evidentimin dhe vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga stuhia dhe reshjet e shiut që kanë përfshirë këtë komunë. Sipas Muharremajt, dëmet do të vlerësohen në disa fusha përfshirë sektorin e bujqësisë, institucionet publike dhe arsimore, bizneset, hapësirat publike dhe zona të tjera të prekura.

Komisionet e angazhuara, në koordinim me kryetarët e fshatrave, do të dalin në terren për të parë nga afër gjendjen dhe për të evidentuar pasojat e shkaktuara nga kushtet e rënda atmosferike. “Komisionet e formuara në kontakt me kryetarët e fshatrave do të dalin në terren dhe do të bëjnë vlerësimin e gjendjes dhe dëmeve të shkaktuara”, ka shkruar Muharremaj.

Kryetari i Suharekës ka bërë thirrje për kujdes të shtuar nga qytetarët, duke u bazuar në paralajmërimet e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës se reshje dhe stuhi mund të ketë edhe gjatë ditës së sotme. Ai ka kërkuar që qytetarët të veprojnë me qetësi dhe të respektojnë rekomandimet e institucioneve përgjegjëse për përballimin e situatave të tilla.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi