Aktorja amerikane, Zendaya, është përballur me kritika pasi gjatë promovimit të filmit “Odisea” në Londër u shfaq me një palë vathë të realizuar nga artefakte iraniane rreth 2.700 – 3.000-vjeçare. Arkeologë dhe historianë të artit e cilësuan këtë veprim si të papërshtatshëm, duke argumentuar se trashëgimia kulturore nuk duhet të përdoret si aksesor mode apo për promovimin e filmave.
Ata theksojnë se vathët janë krijuar nga objekte antike që besohet se janë plaçkitur nga thesari i famshëm Ziwiye në Iran. Zendaya faces backlash again after wearing 3,000-year-old Glenn Spiro earrings at ‘The Odyssey’ London photocall.
The earrings feature authentic gold discs from the Ziwiye Treasure, dating to the 8th–7th century BCE in northwestern Iran. pic.twitter.com/XCibVaAGUu — 21 (@thegala21) July 14, 2026 Sipas kritikëve, përdorimi i këtyre artefakteve banalizon dhe përvetëson trashëgiminë kulturore iraniane.
Profesorja e historisë së artit, Sussan Babaie, u shpreh e habitur që askush nga ekipi i aktores nuk e pa këtë si një zgjedhje problematike, duke theksuar se objekte të tilla kanë vlerë historike dhe shpirtërore, e jo thjesht estetike.
Nga ana tjetër, galeria londineze Barron, e cila zotëron vathët, deklaroi se artefaktet administrohen në mënyrë të ligjshme dhe se huazimi i tyre nuk kishte qëllim komercial. Sipas galerisë, synimi ishte të promovohej mjeshtëria e artizanëve të lashtë persë dhe të rritej ndërgjegjësimi për trashëgiminë kulturore të Iranit.
Zendaya vitte el a balhét Hollywood bűnéért: a feketepiacról vettek neki egy 3000 éves ékszert. Fotó: Shane Anthony Sinclair / Getty Images #Zendaya #jewellery #hollywood #TheOdyssey #indexhu pic.twitter.com/7NqJLVFEsT — Index.hu (@indexhu) July 22, 2026 Zendaya dhe ekipi i saj stilistik nuk kanë reaguar ende ndaj kritikave.
