OBRM-PDUKM: Valbon Limani i ikë përgjegjësisë për skandalin me ujin

0%

“Valbon Limani, kandidati i Filipçes, Ahmetit dhe Taravarit, ka treguar se gjëja më e rëndësishme për të është të ruajë pozicionin e tij, jo besimin e qytetarëve.

Në vend që të dalë para publikut me ndjenjë përgjegjësie dhe të pranojë se si kryetar bashkie mban përgjegjësinë më të madhe për ngjarjet në Komunën e Gostivarit, ai zgjodhi të distancohet nga skandali i ujit dhe të thotë se nuk ndjen asnjë përgjegjësi morale”, thonë nga OBRM-PDUKM. “Kur i gjithë qyteti preket nga një problem kaq serioz, qytetarët nuk presin justifikime, por llogaridhënie.

Nëse kryetari i komunës nuk është përgjegjës për punën e njerëzve që ai vetë i emëroi për të menaxhuar ndërmarrjet publike, atëherë kush është?”. “Shqetësuese është edhe heshtja e LSDM-së, BDI-së dhe Taravarit. Në vend që të kërkojnë përgjegjësi nga kandidati i tyre, ata zgjodhën të heshtin.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Natyrisht, kur bëhet fjalë për zyrtarët e tyre, standardet ndryshojnë dhe parimet zhduken”, thonë nga OBRM-PDUKM. Sipas partisë në pushtet, askush nuk duhet të mbrohet nga përgjegjësia politike ose institucionale. Ata u bëjnë thirrje institucioneve kompetente që ta sqarojnë plotësisht rastin, pa selektivitet dhe pa llogaritje politike.

Burimi: Telegrafi