Mitrovica apelon për kujdes, priten reshje, rrufe dhe erëra të forta

0%

Komuna e Mitrovicës ka bërë thirrje për kujdes të shtuar nga qytetarët, pas paralajmërimeve për mot të paqëndrueshëm me reshje lokale shiu, shkarkime rrufesh dhe erëra të forta. Sipas njoftimit të komunës, bazuar në parashikimet e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), kushtet e paqëndrueshme atmosferike pritet të vazhdojnë edhe gjatë ditës së sotme.

Me qëllim të parandalimit të rreziqeve, qytetarëve u është bërë apel që të kenë kujdes gjatë lëvizjes dhe aktiviteteve në ambiente të hapura, si dhe të shmangin qëndrimin pranë pemëve, shtyllave elektrike, objekteve të dëmtuara dhe zonave që mund të paraqesin rrezik nga kushtet atmosferike.

Komuna e Mitrovicës ka bërë të ditur se shërbimet kompetente janë në gatishmëri për të monitoruar situatën dhe për të ndërmarrë veprimet e nevojshme në rast të paraqitjes së emergjencave. Në rast të ndonjë situate emergjente, qytetarët mund të kontaktojnë numrin unik emergjent 112.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi