Drejtoria për Bujqësi Pylltari dhe Hidroekonomi në Pejë ka njoftuar fermerët që kanë pësuar dëme nga breshëri i datës 21 korrik se mund të dorëzojnë kërkesat për evidentimin e dëmeve në sportelet e administratës komunale.
Sipas njoftimit, kërkesat duhet të dorëzohen çdo ditë nga ora deri në , me qëllim që dëmet e shkaktuara në kulturat bujqësore të evidentohen dhe të vlerësohen nga institucionet përgjegjëse. Po ashtu, fermerët duhet t’i bashkëngjisin kërkesës edhe fotografi dëshmuese të dëmeve të shkaktuara nga breshëri, për të lehtësuar procesin e verifikimit në terren.
Autoritetet komunale kanë ftuar të gjithë fermerët e prekur që të shfrytëzojnë këtë mundësi dhe të paraqesin dokumentacionin e nevojshëm brenda afatit të përcaktuar.
