Spitali i Përgjithshëm në Pejë kërkon urgjentisht largimin e

0%

Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka kërkuar ndërhyrje urgjente nga institucionet lokale e qendrore për largimin e mbeturinave brenda hapësirave të këtij spitali. Në kërkesën e tyre të bërë publike thuhet se situata me mbeturinat po rrezikon funksionimin normal të institucionit dhe sigurinë e pacientëve, stafit shëndetësor dhe qytetarëve.

“E kuptojmë situatën e krijuar lidhur me deponinë, por i bëjmë apel të gjitha institucioneve kompetente në nivel lokal dhe qendror që të ndërmarrin masa urgjente për të siguruar largimin e rregullt të mbeturinave nga Spitali i Përgjithshëm në Pejë. Në situata të tilla, mbrojtja e shëndetit publik duhet të jetë prioritet mbi çdo sfidë tjetër operative.

Nuk kërkojmë trajtim të privilegjuar, por trajtim prioritar për një institucion që ofron shërbime jetike dhe që, për shkak të natyrës së veprimtarisë së tij, nuk mund të funksionojë në kushte ku largimi i mbeturinave ndërpritet”- kanë thënë nga Spitali i Përgjithshëm në Pejë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Nga ky spital kanë theksuar se mbeturinat nuk mund të mbahen për një periudhë të gjatë në hapësirat e spitalit, pasi krijojnë rrezik për cenimin e kushteve higjieno-sanitare dhe shtojnë mundësinë e përhapjes së infeksioneve, duke vënë në rrezik shëndetin e pacientëve, stafit dhe të gjithë qytetarëve që marrin shërbime në spital Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka njoftuar se i kanë përmbushur me rregull të gjitha obligimet kontraktuale dhe financiare ndaj ofruesit të shërbimit të grumbullimit dhe largimit të mbeturinave.

Burimi: Kallxo