Bizhuteri Swarovski me vlerë 333 mijë denarë u sekuestrua në pikën kufitare të Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit, pasi doganierët e zbuluan atë gjatë një kontrolli të detajuar të një pasagjeri që po hynte në vend.
“Gruaja është shtetase e RMV-së e cila mbërriti me fluturim nga Zagrebi, dhe me të hyrë në vend me qëllim që t’i shmangej pagesës së detyrimeve të importit, ajo shkoi në kanalin e gjelbër në vend të kanalit të kuq. Pasagjerja u selektua për kontroll nga doganierët, të cilëve u deklaroi se nuk kishte asgjë për të deklaruar.
Pas kontrollit me rreze X dhe ekzaminimit të bagazhit, u zbuluan 23 bizhuteri Swarovski”. “Rasti iu transferua Departamentit të Hetimeve të Sektorit të Kontrollit dhe Hetimeve, i cili ngriti kallëzim penal për veprën penale “kontrabandë”, e dënueshme sipas Kodit Penal”, thonë nga Dogana.
