Dede për ndeshjen në Champions: Besojmë te forcat tona!

0%

Prag në ndeshjes që Egnatia do të luajë pikërisht sonte në mbrëmje përballë NK Celjes, kanë folur për mediat trajneri Nevil Dede si dhe qendërmbrojtësi i skuadrës, Arbenit Xhemajli. Udhëheqësi i rrogozhinasve në stol është shprehur se të tijët janë psikologjikisht gati për këtë duel. “ Jam i kënaqur dhe i lumtur që i kemi të gjithë në dispozicion, psikologjikisht jemi gati.

Kemi besim në forcat tona, por ajo që është më e forta tek ne është fryma e grupit. Jemi një familje e mirë ku respektojmë njëri-tjetrin, edhe kur dikush gabon jemi aty për ta ndihmuar dhe është një armë shumë e fortë në aspektin psikologjik. ”, është shprehur Dede. Sakaq, sipas Xhemajlit, eksperienca nuk mungon në radhët e kampionëve të Shqipërisë.

Ai i referohet gjithashtu shprehjes se mbrojtja fiton titujt, ndërsa sulmi ndeshjen. “Kemi mbajtur grupin dhe eksperiencën e duhur në ekip. Në prapavijë kemi të gjithë shumë eksperiencë pa përjashtim. Siç është edhe shprehja me mbrojtjen që fiton tituj, me sulmin fiton ndeshjen. Por, siç e kemi treguar në ndeshjet e fundit mbrojtja ka qenë shumë e rrezikshme edhe nga goditjet standarde.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

”, tha mbrojtësi.

Burimi: Bota Sot