Një 27-vjeçar ka përfunduar në Polici pasi u denoncua nga partnerja e tij, e cila pretendon se ishte viktimë e dhunës fizike dhe psikike në banesën ku jetonin së bashku në Prishtinë, raporton Sinjali. Sinjali mëson ekskluzivisht se bëhet fjalë për B.B. rreth 27-vjeç, ndërsa viktimë është M.P. rreth 32 vjeç.
Sipas burimeve të Sinjalit, e reja është paraqitur më 21 korrik, rreth orës , në stacionin policor, ku ka deklaruar se partneri i saj kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj në banesën e tyre në rrugën “ Bajram Kelmendi ” në Prishtinë.
Pas marrjes së kallëzimit, Policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore dhe ka njoftuar Prokurorin e Shtetit, i cili ka urdhëruar që rasti t’i kalojë për trajtim Njësisë së Hetimeve të Kryeqytetit. Me vendim të Prokurorit, ndaj B.B. është iniciuar procedurë për veprën penale “Kanosje (Dhunë në familje) ”, ndërsa pas intervistimit ai është liruar në procedurë të rregullt.
Rasti mbetet nën hetim. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
